Home Kronika Merr flakë makina në Bulqizë, mësohet si është gjendja e shoferit

Merr flakë makina në Bulqizë, mësohet si është gjendja e shoferit

Një makinë tip ”Renault” është përfshirë nga flakët në lagjen e re të qytetit të Bulqizës rreth orës 15:00 të kësaj të premteje.

Sipas policisë shkak i djegies së mjetit veturë është bërë një shkëndijë elektrike. Mësohet se drejtuesi i veturës ka arritur të dalë shpejt nga makina, duke mos pësuar asnjë lëndim.

Është dashur ndërhyrja e mjetit zjarrfikës për të shuar flakët, ndërsa mjetit i kanë mbetur vetëm elementët metalik.

Djegia e mjeteve në rrugë është bërë e zakonshme në vendin tonë ku çdo ditë ka raste të tilla, ndërsa autoritetet raportojnë se shkak bëhen shkëndijat elektrike.