Home Slideri Merkato, diskutohet shkëmbimi i Hyshmerit me Lenën e Flamurtarit

Merkato, diskutohet shkëmbimi i Hyshmerit me Lenën e Flamurtarit

HyshmeriDuket se Flamurtari kërkon të vlerësohet edhe në këtë merkato dimërore si “mbreti i transferimeve”. Së fundmi, ka lindur ideja për një shkëmbim të mundshëm midis Nijaz Lenës dhe Renato Hyshmerit dhe thuajse është e kryer. Mesfushori i Flamurtarit i ka humbur disi kredencialet e tij, por edhe besimin e drejtuesve, teksa trajneri Gjoka e sheh atë si një zëvendësues të Zeqirit.Kjo dukej edhe gjatë periudhës kur skuadrën e drejtonte Rubio, i cili nuk e preferonte Lenën në formacion, ndërsa forma e lojtarit nuk është ajo e një sezoni më parë. Hyshmeri, nga ana tjetër, pëlqehet nga Flamurtari dhe aventura e tij në një skuadër tjetër mund t’i shërbente si një motivim më shumë. Kuqezinjtë janë ekipi që vazhdon të mos ndalet në këtë merkato dimërore, duke parë se deri në këto momente kanë konkretizuar edhe transferimin më të shtrenjtë të kësaj periudhe, mbrojtësin Lazarevski.Të reja të tjera mund të ketë nga kampi i Teutës. Numri 1 i klubit të bregdetarëve, Edmond Hasenbelliu dëshiron të rikthejë në ekip Tefik Osmanin. Mbrojtësi është parë dje në stolin e shkodranëve, ku edhe pse jo me uniformë tregon se mund të qëndrojë te Vllaznia. Teuta është e vendosur ta afrojë Osmanin në ekip, ndërsa pritet në ditët e ardhshme të bëhet edhe një ofertë në adresë të lojtarit.

Previous article60 shtëpi në Porto Romano dhe dhjetra në Currila kërcënohen nga rrëshqitja
Next articleSenatori Kerry premton avancim të politikës së jashtme