Home LifeStyle Mel Gibson, babai i fëmijeve të Foster?

Mel Gibson, babai i fëmijeve të Foster?

largea_bobi51358590212Mel Gibson është vendosur në qendër të spekulimeve mbi atësinë e fëmijëve të aktores Jodie Foster.

Zërat nisën të qarkullojnë pasi Jodie, e cila nuk ka zbuluar asnjëherë atësinë e djemve të saj, falenderoi mikun e saj Gibson, për mbështetjen që i ka dhënë ndër vite gjatë fjalimit të saj emocional në ndarjen e çmimeve të “Golden Globe”.

Ditën e premte, e përditshmja “New York Post” publikoi një artikull të bazuar në ekspertizën e një gjenealogjist, i cili vlerësoi se 14-vjeçari Charles dhe 12-vjeçari Kit kanë një ngjashmëri të “çuditshme” me aktorin 57-vjeçar.

Sipas gazetës, eksperti arriti të përcaktojë me një përqindje të madhe se Mel Gibson ka një lidhje gjenetike me fëmijët e Foster dhe duke qenë se e vetmja lidhje mund të jetë ajo baba-djalë, ka shumë shanse që ai të jetë babai i tyre natyror.

Jodie dhe Gibson u njohën gjatë xhirimeve të filmit “Maverick”, në vitin 1994 dhe që prej atëherë konsiderojnë secilin si miq të ngushtë.


Previous articleVeliaj: Jemi forcuar akoma më shumë
Next articleOKB: Këshilli i Sigurimit e dënon zënien e pengjeve