Një megaoperacion u zhvillua nga policia italiane në rajone të ndryshme të vendit që ka çuar në arrestimin e 100 anëtarëve të klanit Mole, një nga familjet historike të ‘Ndranghetas’.
Gjatë hetimeve në klanin e Piana di Gioia Tauro, u sekuestrua edhe një ton kokainë nga Amerika e Jugut.
Pjesëtarët e klanit Mole ishin gjithashtu aktivë në Lombardi dhe Toskanë, me ndikim edhe jashtë Italisë.
Zhvatja, mbajtja pa leje e armëve, pastrimi i parave, trafiku i drogës, fajde, mashtrime tatimore dhe korrupsion, janë ndër akuzat që rëndojnë mbi këtë klan.
Detajet e operacionit do të bëhen me dije nga policia në një konferencë për shtyp në orën 10.45.