Home Bota Medvedev: Biden, Scholz, Macron dhe Meloni janë bashkëpunëtorë të nazistëve

Medvedev: Biden, Scholz, Macron dhe Meloni janë bashkëpunëtorë të nazistëve

Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit shkroi sot Telegram, Dmitri Medvedev, se Presidenti amerikan Joe Biden, kancelari gjerman Olaf Scholz, Presidenti framcez Emmanuel Macron dhe Kryeministrja Giorgia Meloni janë disa nga liderët botërorë bashkëpunëtorë të drejtpërdrejtë të nazistëve

“Presidenti amerikan Joe Biden, kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministrja Giorgia Meloni janë disa nga liderët botërorë bashkëpunëtorë të drejtpërdrejtë të nazistëve”, shkroi Medvedev.

Ai gjithashtu shkroi se udhëheqësit e Ukrainës Banderiane po diskutojnë nevojën për të vendosur para drejtësisë rusët, i cili iu referua nacionalistit ukrainas Stepan Bandera.

“Udhëheqësit e Ukrainës Banderiane po flasin gjithnjë e më shumë për nevojën për të ‘sjellur të gjithë rusët para drejtësisë’, është e qartë se me ‘rusët’ nënkuptojnë të gjithë popullsinë e vendit tonë, pavarësisht nga kombësia. Kjo ka ndodhur diku më parë, apo jo?”, shkroi Medvedev.

Previous articleParlamenti ukrainas do shkarkojë ministrin e mbrojtjes javën e ardhshme! Kush do e zëvendësojë atë?
Next articleBellingham shpëton Real-in, talenti anglez i jep fitoren skuadrës madrilene në shtesë