Home Politike Mediu bën gati justifikimin e humbjes: Zgjedhjet e 14 majit nuk do...

Mediu bën gati justifikimin e humbjes: Zgjedhjet e 14 majit nuk do jenë të ndershme!

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka bërë një parashikim për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Mediu tha se është e vështirë të flasë me numra bashkish, pasi deklaroi se duhet të vlerësojë nëse zgjedhjet janë ose jo të ndershme.

Në një intervistë me gazetarin Thimi Samarxhi, Mediu tha se duke analizuar veprimet e deritanishme të mazhorancës, si premtimi i pagave, apo përdorimi i patronazhistëve, përbën shqetësim se zgjedhjet nuk do të jenë të ndershme.

“Kjo është një situatë e vështirë. Që të jap një përgjjigje duhet të vlerësoj a ka zgjedhje të ndershme të gjitha shenjat tregojnë se nuk ka zgjedhje të ndershme. Premtimi për pagat, përdorimi i aktivistëve apo patronazhistëve, ka ngritur një shqetësim sot zoti Kaso për ndryshimin e qendrave zgjedhore.  Të gjitha këto janë elementë manipulativë. Por ne kujtohemi atëherë kur ndodh duhet të kujtoheshim më parë. Të paktën si opozitë ne duhet të kemi propozime konkrete për të shmangur këto elementë manipulativë”, theksoi ndër të tjera Mediu.

Previous articleGazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e PD, Roland Bejko
Next articleKokainë në banane, policia greke kap në Pire ngarkesën nga Ekuadori