Home Rajoni Mediat serbe: Vuçiq po e konsideron Daçiqin si kryeministër të ri të...

Mediat serbe: Vuçiq po e konsideron Daçiqin si kryeministër të ri të Serbisë

Kryeministrja Ana Bërnabiq prej ditësh ka thënë se është e gatshme të japë dorëheqje dhe nëse kjo ndodh realisht, ministri i Jashtëm dhe kreu i SPS-së, Ivica Daçiq është në garë për pasardhësin e saj, mëson Nova.rs.

Vuçiq dhe Daçiq kanë pasur një takim dje, të cilin kryetari i SPS-së e ka vlerësuar si “shumë të mirë”. Të dy kanë ndarë informacionin për atë takim në Instagram.

“Uniteti kombëtar dhe stabiliteti politik janë interesat më të rëndësishme kombëtare dhe shtetërore. Një bisedë shumë e mirë me presidentin Aleksandër Vuçiq”, ka shkruar Daçiq në Instagram.

“Nesër mbrëma do të prezantojmë një pjesë të asaj për të cilën kemi punuar shumë me javë të tëra”, tha ai.

Nuk përjashtohet që mazhoranca të vendosë për zgjedhje të posaçme, por sipas informacioneve që ka Nova, rindërtimi i Qeverisë është një opsion më real për momentin.

Previous articleLionel Messi “shtang” Barçën dhe sheikët, ‘pleshti’ habit të gjithë me veprimin e papritur
Next articleBëjini një provë burgu Saliut dhe Ilirit!