Home Kosova Mediat gjermane: Marrëveshja rrezikon të dështojë

Mediat gjermane: Marrëveshja rrezikon të dështojë

largea_bisedimet_kosove_serbi1368178968Marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë rrezikon te dështojë. Bisedimet për zbatimin e saj janë ngrirë. Kështu shkruan sot agjencia gjermane e lajmeve DPA. Njoftimi transmetohet edhe nga gazeta prestigjioze gjerman e Tageszeitnung.

Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, e cila është arritur para tre javëve në Bruksel, po rrezikohet të dështojë. Përfaqësuesit e serbëve në veri tashmë kanë paralajmëruar bojkotimin e marrëveshjes dhe po punojnë kundër zbatimit e saj, shkruan agjencia gjermane e lajmeve DPA.

Ndërkohë, transmeton DPA bisedimet e grupeve serbe dhe shqiptare, që ishin mbledhur në Bruksel, lidhur me planin për zbatimin e marrëveshjes, kanë dështuar. DPA, për këtë citon deklaratën e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Hajredin Kuçi dhënë kësaj agjencia pas përfundimit pa sukses të këshillimeve dyditore.

Gazeta gjermane Tageszeitung, ndërkaq, shkruan se përfaqësuesit e katër komunave serbe, tashmë po kërkojnë ndihmë edhe nga Moska zyrtare. Në letrën e tyre dërguar Qeverisë ruse, kërkojnë mbështetjen e Kremlinit kundër marrëveshjes dhe Bruksleit.

Ata tani po kërkojnë një marrëveshje tjetër me të cilën do të siguronin një autonomi brenda shtetit të Kosovës. Kundër marrëveshjes dhe zbatimit të saj, njofton shtypi gjerman serbët e Kosovës mbajnë sot edhe një protestë në Beograd.

Arsyeja e dështimit të bisedimeve dyditore në Bruksel, ende nuk është e qartë plotësisht, shkruan Tageszeitung, ndërsa shton se Serbisë po kalon koha ngadalë dhe se me këtë sjellje, ajo po rrezikon të humbë terminin për fillimin e bisedimeve për anëtarësim që shpreson të marrë në qershor.

Datën e fillimit të bisedimeve Beogradi do ta marrë vetëm nëse zbatohet marrëveshja e arritur pesëmbëdhjetë pikëshe, shkruan Tageszeitung. Sipas marrëveshjes, shkruan gazeta e përmendur gjermane, parashikohet mes tjerash edhe shpërbërja e strukturave paralele të Serbisë në veri të Kosovës, kërkesë kjo e bërë edhe nga Qeveria gjermane.

Previous articleSeanca të më shumë komisioneve kuvendore
Next articleCastro mund të akuzohet për vrasje