Home Aktualitet Mediat e huaja: Mafiozët shqiptarë u shtuan aq shumë sa filluan të...

Mediat e huaja: Mafiozët shqiptarë u shtuan aq shumë sa filluan të vrasin njëri-tjetrin

Më shumë se dy mijë kilogramë drogë e kamufluar në kanoçe me asparagus përfunduan duke u ekspozuar, emrat e tyre janë Malo Franc dhe Meta Gentjan, shtetas shqiptarë, të dyshuar si anëtarë të një mafie ndërkombëtare të dedikuar për trafikun e drogës.

Sipas informacioneve të policisë, ata hynë ilegalisht në Peru në nëntor të vitit të kaluar, përmes Huaquillas, në kufi me Ekuadorin dhe u vendosën në Trujillo dhe prej andej drejtonin transportin e drogës në Evropë.

Dyshja shqiptare tashmë kishte një rekord në vendin e tyre, pikërisht për trafikun e paligjshëm të drogës. Sipas mediave ekuadoriane, numri i mafieve shqiptare u rrit aq shumë sa ata filluan të vrisnin njëri-tjetrin.

Në Peru, mafiozët e serbëve, meksikanëve dhe madje edhe venezuelianëve ishin parë të vepronin, por raste të lidhura me shtetas shqiptarë nuk u raportuan kurrë.

Kapja e Franc Malos dhe Gentjan Metës përfaqëson për policinë e antidrogës konfirmimin se mafia shqiptare tashmë është instaluar në Peru.

Previous articleRriten rastet me COVID-19/ 129 infektime të reja në 24 orët e fundit dhe asnjë humbje jete
Next articleFesta e Liqenit të Shkodrës, kryebashkiaku Spahia: Më shumë investime në Shirokë