Home Bota Mediat amerikane: SHBA do ndihmojë Kievin të rimarrë Krimenë! Medvedev: Disfata e...

Mediat amerikane: SHBA do ndihmojë Kievin të rimarrë Krimenë! Medvedev: Disfata e Rusisë mund të çojë në luftë bërthamore

Shtetet e Bashkuara janë të vendosura që t’i japin Ukrainës më shumë ndihma që të arrijë të forcojë ushtrinë për të rimarrë kontrollin e plotë të Krimesë. Kështu raporton New York Times duke cituar burime në administratën e Biden.

Për muaj të tërë, administrata amerikane kishte mbajtur një qëndrim të moderuar, por presidenti Joe Biden thuhet se është i bindur se nëse ushtria ukrainase arrin të marrë kontrollin mbi Krimenë, mund të forcojë pozicionin e Kievit në funksion të negociatave të ardhshme.

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev, dhe një aleat i shefit të Kremlinit, Vladimir Putin, paralajmëroi Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) të enjten se disfata e Rusisë në Ukrainë mund të shkaktojë një luftë bërthamore.

“Humbja e një fuqie bërthamore në një luftë konvencionale mund të shkaktojë një luftë bërthamore,” tha Medvedev, i cili shërben si nënkryetar i këshillit të fuqishëm të sigurisë të Putinit, në një postim në Telegram.

“Fuqitë bërthamore nuk i kanë humbur kurrë konfliktet e mëdha nga të cilat varet fati i tyre,” tha Medvedev, i cili shërbeu si president nga vitit 2008 deri në vitin 2012.

Medvedev tha se liderët e NATO-s dhe të tjerë të mbrojtjes, që do të takohen të premten në bazën ajrore Ramstein në Gjermani për të folur rreth strategjisë dhe mbështetjes për përpjekjen e Perëndimit për të mposhtur Rusinë në Ukrainë, duhet të mendojnë për rreziqet e politikës së tyre.

Previous articleMoti i keq, Spahia: Problem serioz mungesa e energjisë për fshatrat! Askush nuk merr përsipër kompensimin e dëmeve
Next articleKush janë 7 të famshëm që janë ende beqarë dhe të gjithë vazhdojnë të pyesin pse