Home Bota Media gjermane: Princi William preferoi të vishte një përparëse në vend që...

Media gjermane: Princi William preferoi të vishte një përparëse në vend që të shkonte në funeralin e mbretit Konstandin

Rrjeti televiziv gjerman RTL ka sulmuar Princin e Uellsit, William, teksa thekson në një artikull se trashëgimtari i fronit britanik preferoi të vishte një përparëse gatimi sesa të merrte pjesë në funeralin e kumbarit të tij, ish-mbretit Kostandin të Greqisë.

“Kjo është arsyeja pse Princi William e anashkaloi funeralin e kumbarit të tij Konstantin?”, pyeti rrjeti gjerman “RTL”, duke drejtuar gishtin nga djali i madh i mbretit Charles III, i cili u pa duke marrë pjesë në një klasë gatimi në Berkshire.

“Ndërsa shumë personalitete nga e gjithë Evropa ishin në Athinë të hënën, më 16 janar, për funeralin e mbretit të fundit të Greqisë, Kostandinit, mungonte një mysafir shumë i veçantë: Princi William, i cili e kishte kumbar monarkun e ndjerë!,”-shkruhet në faqen e internetit të rrjetit gjerman.

Bashkëshorti i Kate Middleton ka preferuar të gatuajë jo shumë larg banesës së tij, duke përdorur një lugë druri, për të bërë “Chicken Teriyaki”, një pjatë japoneze, me fëmijë me origjinë kryesisht aziatike pranë tij.

Por paraqitja e Princit William në bamirësinë “Together as One” në Berkshire nuk ishte një surprizë e madhe për britanikët, siç raportohet nga shtypi i vendit.

“Princi William nuk mund të mungonte në 25-vjetorin e eventit të bamirësisë që u ofron të rinjve punë dhe ushqime të ngrohta pasi të mbarojnë shkollën,”- shkruan gazeta “Daily Mail”.

Mesa duket, në vende të ndryshme, po mbahen qëndrime të ndryshme.

Previous articleAmos bisedon me Dean: Kur erdha ditën e parë këtu mendova se ishim kast i shkëlqyer, tani të shoh në një spital psikiatrik
Next articlePD akuzoi se po përdoret nga Rama, reagon AKSHI: Nuk kemi asnjë përgjegjësi. Informacionet e publikuara nuk janë marrë prej nesh