Home Politike Media gjermane kritika kryeministrit: Batuta e Ramës për Putin dhe Prigozhin, një...

Media gjermane kritika kryeministrit: Batuta e Ramës për Putin dhe Prigozhin, një shaka e keqe

Një batutë e bërë nga kryeministri Edi Rama në Forumin Strategjik të Bled-it për shefin e “Wagner”-it, Yevgeny Prigozhin dhe presidentin rus, Vladimir Putin ka nxitur një sërë reagimesh.

Gazeta gjermane “Bild” është një nga mediat që ka reaguar për këtë batutë të bërë më 28 gusht.

“Bild” e ka cilësuar ditën e sotme batutën si një shaka të keqe për Vladimir Putin.

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nuk i përzgjedh fjalët, edhe kur bëhet fjalë për çështje delikate. As kur bëhet fjalë për diktatorin e Kremlinit, Vladimir Putin.

Në një konferencë ndërkombëtare të sigurisë në Slloveni, Rama bëri një shaka të keqe me Putinin në konferencë dhe ishte e vështirë!”, shkruan gazeta gjermane.

Në artikull thuhet se deklarata e kreut të qeverisë shkaktoi të qeshura në publik, pasi mund të ketë qenë në thelb të së vërtetës, në kohën kur ndarja nga jeta e Prigozhin është ende e paqartë.

“Të qeshura në publik! Sepse shakaja mund të ketë një thelb të së vërtetës. Deri më sot nuk është e qartë se si ndodhi rrëzimi vdekjeprurës i avionit të shefit të “Ëagner” Yevgeny Prigozhin. Putini shprehu ngushëllimet e tij për të vdekurit në TV, por si mbështetësit e Prigozhin ashtu edhe ekspertët perëndimorë supozojnë se diktatori i Kremlinit qëndron pas rrëzimit”, thekson “Bild”.

Ndërkohë, kujtojmë se mes batutash, Rama hodhi dyshime për ndarjen nga jeta të kreut të grupit “Wagner”, i cili raportohet se ndërroi jetë në rrëzimin e avionit të tij privat javën e kaluar në Rusi.

“Nuk e di nëse keni dëgjuar që në Rusi flitet për unifikimin e kohës. Sepse kanë nëntë orë largësi nga një pjesë e vendit në tjetrën.

Dhe kryeministri shkoi te Putini dhe i tha: ‘Zoti President, ne kemi një problem. E dërgova familjen me pushime dhe i telefonova për t’i thënë natën e mirë, por ishte mëngjes për ta dhe ata tashmë ishin në plazh. I telefonova Olaf Scholz-it për ta uruar për ditëlindjen e tij, por më tha se ishte e nesërmja për të. E thirra Xi Jinping për t’i uruar Vitin e Ri, por më tha se ishte ende viti i vjetër për të’.

Dhe Putini i përgjigjet: ‘Po, edhe mua më ka ndodhur. Telefonova familjen e Prigozhinit për t’i shprehur ngushëllimet e mia, por avioni as që ishte nisur”, deklaroi Rama.

Previous articlePlas debati në studio, Boçi ‘kapet keq’ me pedagogun Iljazaj: Je nga ata që paguhesh për…
Next articleNë origjinë të luftës civile kolumbiane (dhe akuzat për CIA-n)