Home Rajoni Media: Cipras dhe Zaev bien dakord për emrin Maqedonia Veriore

Media: Cipras dhe Zaev bien dakord për emrin Maqedonia Veriore

Republika e Maqedonisë Veriore është emri për të cilin janë dakorduar dy kryeministrat, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, ndërkohë që marrëveshja midis dy vendeve do të nënshkruhet gjatë fundjavës, me siguri të shtunën, në Prespë, në territorin grek, njoftoi sot media greke.Megjithatë, gjithçka do të bëhet e qartë sot pas bisedës telefonike midis dy kryeministrave, që sipas medias greke, thonë se është shumë e rëndësishme dhe e sigurtë se do të gjendet një zgjidhje.“Çështja e Shkupit: një hap para marrëveshjes!, “Sot përfundon çështja e Shkupit”, “Sot biseda e rëndësishme telefonike”, “Maqedonia Veriore emri i dakorduar”, janë një pjesë e shkrimeve në mediat greke, në prag të bisedës së sotme të re telefonike.Mediat greke sot i transmetojnë edhe mesazhet që dje i dërguan si kryeministri i Maqedonisë përmes intervistës për “Telmën” kështu edhe shefi i diplomacisë greke përmes televizionit “Kontra” dhe optimizmit që e shprehu edhe Zoran Zaev edhe Nikos Kotzias.Lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes, për shkak të axhendës të ngjeshur të dy kryeministrave dhe shefave të diplomacive në ditët në vijim, media greke komenton se gjatë fundjavës ka mundësi që Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, të takohen në Prespë, në territorin e Greqisë dhe të zyrtarizojnë atë që sot do të bisedohet në bisedën telefonike.