Home Politike “Me snajperin bardheblu”, Presidenti Meta pozon dhe i del në krah Sulejman...

“Me snajperin bardheblu”, Presidenti Meta pozon dhe i del në krah Sulejman Memës

Presidenti i Republikës, Ilir Meta pozoi së bashku me ish-futbollistin dhe ish-trajnerin Sulejman Mema. Kreu i shtetit ndau foton me ish-lojtarin e Tiranës në Facebook duke e ccmuar për frymëzimin edhe edukimin e brezave të rinj. Meta nuk nguron ta quajë Memën si “snajperi bardheblu”.

Në këtë mënyrë, Meta mbështet sërish ish-kryetarin e Shoqatës Rajonale të Futbollit “Tirana”, i cili u ofendua dhe trysnua nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj gjatë një mbledhjeje të presidentëve të shoqatave sportive të “Tiranës”.

FT/ “Me snajperin bardheblu”, Meta pozon dhe i del në krah Sulejman Memës

Postimi i plotë:

Me Sulejman Memën snajperin e bardhë e bluve, që gjithë jetën ia ka kushtuar sportit.
Mirënjohje Familjes së madhe Mema, që breza të tërë i ka shërbyer sportit dhe futbollit në veçanti për të arritur majat më të larta.
Mirënjohje edhe të gjithë trajnerëve dhe drejtuesve të sportit shqiptar, që pavarësisht sakrificave të jashtëzakonshme, nuk ndalen se frymëzuari dhe edukuar brezat e rinj me vlerat më të mira sportive.