Home Kronika Me pistoletë në ‘brez’ në ish-Bllok, shoqërohet në polici Erik Fullani, djali...

Me pistoletë në ‘brez’ në ish-Bllok, shoqërohet në polici Erik Fullani, djali i ish guvernatorit Ardian Fullani

Policia ditën  e sotme shoqëroi në zonën e ish-Bllokut, Erik Fullanin, djalin e ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. 29-vjeçari është ndaluar pasi ështe pikasur nga shërbimet e policisë së komisariatit Nr.2 në posedim të një arme pistoletë.

Fullani në momentin e ndalimit nga policia e mbante armën në brez dhe ka pretenduar se posedon një leje për ta përdorur atë.

Sipas 29-vjeçarit rezulton se ai është i punësuar pranë një kompanie Security dhe është pajisur me armë. Fullani është shprehur se leja i mundëson që armën tip “Glock” ta mbajë me vete për shkak të detyrës që ushtron.

Burime për VoxNews nga policia thanë se arma që kishte djali i ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ishte me leje dhe u shoqërua për verifikim.

Previous articleRiprogramoni mendjen, ndryshoni besimet dhe do të ndryshoni jetën tuaj!
Next articleSkema e kontrabandës/ Si u thye embargo për naftën ruse në Shqipëri