Home Rajoni ‘Më përdhunoi edhe shpirtin, jo vetëm trupin’/ Prifti në Greqi abuzoi 7...

‘Më përdhunoi edhe shpirtin, jo vetëm trupin’/ Prifti në Greqi abuzoi 7 herë me shqiptaren brenda në kishë

Zbardhet historia e përdhunimit të së miturës shqiptare brenda një kishe në Greqi nga një prift 37-vjeçar, i cili tashmë ndodhet pas hekurave. Sipas raportimeve, denoncimi në polici është bërë nga prindërit e kësaj të fundit. Historia e përdhunimit nisi dy vite më parë pas një rrëfimi.

“Ai njeri më përdhunoi jo vetëm trupin, por edhe shpirtin. Qaja çdo ditë nga frika, nuk dija çfarë të bëja.”- mësohet të ketë thënë e mitura.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur dy vite më parë, pra në vitin 2019 kur e mitura ishte vetëm 15 vjeçe ndërsa ajo i kishte treguar vetëm prindërve për ngjarjen. Sipas raportimeve, prifti e përdhunoi shtatë herë vajzën shqiptare dhe e kërcënonte vazhdimisht se nëse do të fliste, do t’i tregonte familjes së saj për disa foto nudo që i kishte kërkuar dhe e mitura ja kishte dërguar.

Si nisi e gjitha?

Ishte muaji nëntor i vitit 2019. Tezja e vajzës shqiptare këmbënguli që e mitura të shkonte në kishë, pasi prifti ishte njeri i afërt dhe kishin hyrje-dalje të shpeshta me këtë familje.

15-vjeçarja u rrëfye tek ky prift dhe ky i fundit i kërkoi foto nudo, ndërsa më pas nën shantazh e përdhunoi në kishë. Por jo vetëm kaq, teksa përdhunimet vazhdonin, prifti i dërgonte të miturës shpeshherë materiale pornografike.

Shqiptarja pranoi sjelljen abuzive të priftit deri në fillim të vitit 2020 ndërsa u mbyll në vetvete. Por diçka e papritur ndodh dhe vajza merr forcë nga një film që kishte parë me abuzimin e fëmijëve dhe vendosi të flasë.

Te filmi ajo “pa” veten dhe martirizimin që po përjetonte nga prifti, për rrjedhojë u përshkroi prindërve me detaje atë që kishte kaluar. 17-vjeçarja ka rrëfyer “ferrin” që jetonte në duart e priftit.

Previous articleQëlloi me armë zjarri në drejtim të një lokali në Shkodër, kapet pas një dite autori
Next articleDënimi me vdekje i atentatorit komunist durrsak