Home Kronika ‘Më përdhunoi’/ Arrestohet 32-vjeçari në Durrës, policia i zbulon drogë në banesë

‘Më përdhunoi’/ Arrestohet 32-vjeçari në Durrës, policia i zbulon drogë në banesë

Një 32-vjeçar është vënë në pranga nga Policia pasi dyshohet se ka përdhunuar një 19-vjeçare. Ishte kjo e fundit ajo e cila denoncoi ngjarjen, duke bërë të ditur se marrëdhënia seksuale me dhunë ndodhi në një banesë që autori kishte marrë me qira.

Nga kontrolli i kryer në këtë banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një dozë të dyshuar të lëndës narkotike cannabis sativa. Vijojnë hetimet për të dokumentuar ligjërisht këtë rast.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin F. O., 32 vjeç, banues në Kuçovë, pasi ka kallëzuar një 19-vjeçare se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të, në ambientet e një banese të marrë me qira prej tij. Nga kontrolli i kryer në këtë banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një dozë të dyshuar të lëndës narkotike cannabis sativa. Vijojnë hetimet për të dokumentuar ligjërisht këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Previous articleManaj transferohet në Turqi, nesër krye vizitat mjekësore me Sivasspor
Next articleTRONDITET Meksika, 5 të rinj torturohen me thikë e më pas vriten