Home Editorial Më mirë vonë se kurrë

Më mirë vonë se kurrë

turiNga Artur Llana / PD-ja e Durrësit ka nisur fushatën me mbledhje dhe kafe, por mbi të gjitha e “bashkuar” për të ruajtur ato pozicione pune apo për të shkuar edhe më larg për të ruajtur ato vjedhje dhe abuzime që kanë bërë sidomos në katër vitet e fundit. Fakti që PD-ja ka nisur punën kaq herët është ogur i mirë pasi ajo e ndjen se përballë nuk ka për të shembur murin e bllokimit, po varfërinë, pakënaqësinë dhe situatën e rëndë kriminale që ka krijuar në këtë vend. Për herë të parë Tirana është me tre të dërguar në Durrës, ku njëri është ministri drejtësisë dhe dy të tjerë njerëzit më të afërt të Berishës. Fakti që PD-ja po e merr seriozisht opozitën sidomos pas goditjes së fundit që ka marrë në 2011 tregon se gjërat nuk janë si në konferenca shtypi, po ajo më e rëndësishmja është se gjërat nuk janë as si edhe në lokalet ku ndahen paratë e vjedhura. Por nëse në pamje të parë gjërat duken herët ata janë shumë vonë për tu ndrequr. Nuk ka fotoshop në botë ta ndreqë imazhin e të korruptuarit të Eduard Ndreut, Doklead Ademit apo një varg emrash që do t’i ngjanin një apeli në oborrin e një burgu. Nuk ka ndërhyrje kirurgjikale ta ndreqë atë që i ka bërë spitalit Taulant Baku, drejtori më famëkeq në këtë instuitucion, i cili do të mbahet mend se dekoroi veten dhe vjerrin e tij. Nuk mund ta falin Filip Gjoncin njeriu që eksperimentoi mbi fatin e të burgosurve politik duke i njoruar edhe pse vinte nga një agjenci biletash dhe u soll me mësuesit si kur vinte nga një agjenci kriminale. Nuk mund të ketë prind që të falë ca rrjepacukë me dhe pa minifunde që shëtitën me duar të pastra fëmijët nëpër dasma mes pijanecësh për pak lekë dhe që po përgatiten që udhëtimin e fundit ta bëjnë në Venezuelë! Nuk mund të ketë asnjë lloj mundësie që listat e gjata të bukës fillimisht, t’ja paguajë parti apo pushtet. Nuk ka kohë as për të ndrequr rrugë, as për të hapur gropa për fidanë të munguar edhe pse të premtuar, as për të shlyer kreditë, as për tu strehuar dhe mbi të gjitha nuk ka as kohë po as mundësi për të sjellë në jetë ata që ikën nga kjo botë si pasojë e kësaj qeverisje. Koha do të lehtësojë vetëm duke zbythur nga pushteti ca kalamaj që e kanë marrë Durrësin peng, ca bodigardë që krekosen lokaleve me dashnore dhe më pas i marrin për gra në emër të partisë e aq më shumë ca pinjollë të çgjyrosur të komunizmit ku boja blu e hedhur në të kuqe i ka bërë të ngjajnë si një vemje. Një tufë burrash dhe pak gra me dosje po mblidhen përnatë te trembur jo se po humbin zgjedhjet po se po ju ikën nga duart ajo që kanë mësuar të bëjnë në këtë tetë vjet; të vjedhin. Të pakënaqur që koha ikën kaq shpejtë dhe demokracia të bën të ndihesh nesër i vogël. Ajo që ka mbetur ende për të zgjidhur PD-ja në këto mbledhje në fakt nuk ka të bëjë me fushatën. Përvec se marifeteve për të vjedhur dhe abuzuar, përveç se kulisave për tu garantuar në listen e sigurtë që për herë të parë nën zë thuhet se është deri në pesë, ata janë të bindur të gjithë se e kanë gatuar atë që do të marrin dhe gatimi ka një kosto. Sali Berisha do të bëjë gjënë më të mirë të mos listojë të sigurtë emrat që duhet të marrin avokatë nesër në një pushtet tjetër jo politikisht pasi pozicionin e tillë nuk e kanë pasur kurrë, po thjeshtë për atë që i kanë bërë durrsakëve. Ka vetëm nëj ndryshim të vogël te ata që mblidhen përnatë atje. Kush ka vjedhur më shumë, kush ka paguar më shumë për hyrë në punë, dhe kush ka mbetur ende pa punë. E gjitha kjo i bën ata të mos e shikojnë njëri -tjetrin në sy. E gjitha kjo i bën ata të mos kenë konceptin e kohës , madje as edhe të asaj që do të bëjnë. Në pjesën më dërrmuese ata janë aty për të ruajtur secili menderen e vet. Ata mblidhen përnatë me mendimin e se e kanë falur njëri-tjetrin, me hipokrizinë se ato që i bashkojnë janë më shumë se ata që i ndajnë. Po në fakt në këtë kënvështrim mbledhjet janë të vonuara. Ata ja kanë futur njëri- tjetrit aq keq saqë zor se do të binden se katër muaj mjaftojnë për ta nxjerrë. Ata mblidhen atje jo si qeveritarë apo pushtetarë. Thjeshtë si kriminelë financiarë, po edhe më tej, si njerëz që u kthyen në cetnikë vetëm se mekanizmi i demokracisë që nuk funksionoi i mori nga rruga dhe që të tregohet se funksionon duhet ti hedhë në qeli. Ata mblidhen aty jo të trembur nga drejtësia se për të kanë bërë para për ta paguar, po për faktin se nesër në rrugë e kudo do të përballen me njerëz që i kanë shkaktuar dhuimbje, i kanë lënë të uritur, i kanë dhunuar dhe mbi të gjitha i kanë tjetërsuar. Ata nuk falin kurrë dhe dobëjnë mirë ta bëjnë njëherë e mirë këtë gjë. Ata po mblidhen dhe kjo është gjë e mirë. Më mirë është të mos mblidhen natën po ditën, ditën që njerëzit ti shohin mirë se kush janë ca halabakë që ja prishën jetën, ëndërrat, që i bënë të vuajnë. Ata duhen parë mirë dhe bëjnë mirë që mblidhen. Për ti fiksuar ato është herët, për ti harruar është vonë.

Previous articleMësuesi i arsimit 8-vjeçar jep leksionet e masterit në universitet
Next articleTurp apo skandal. Drejtoresha e Sigurimeve gjobitet nga gjykata pasi fsheh orgjinalin e dokumentave që duhet të paraqesë