Home Rajoni “Më mirë të vdes sesa ta lë Serbinë në dorë të llumit”,...

“Më mirë të vdes sesa ta lë Serbinë në dorë të llumit”, Vuçiç ‘shpërthen’ me deklaratën e fortë: Pa zgjedhje, nuk do e dorëzoj kurrë pushtetin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se më parë zgjedh të vdesë, sesa ta lë Serbinë “në dorë të llumit”, shkruan gazeta “Dnevni Avaz” të dielën.

Ai deklaroi në një takim me lidershipin e ngushtë të partisë se do t’i shpallë zgjedhjet, pasi “është ngopur nga mashtrimet.

“Unë jam gati të vdes, më mirë se ta lë Serbinë në dorë të llumit. Do t’i shpall të gjitha zgjedhjet. Jam ngopur me të gjitha mashtrimet, jam gati të vdes, nuk kam fare frikë. Ja, po pres që ata frikacakët të vijnë të më vrasin, por nuk do t’ua dorëzoj kurrë pushtetin pa zgjedhje”, ka thënë ai.

Previous articleEkspertët: Cilat janë 10 karrierat kryesore që kanë më shumë psikopatë
Next articleNdërron jetë sprinteri i parë që theu barrierën e 10 sekondave në garën e 100 metrave