Për 3 orë policia ka hequr 8 patenta për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën drejtuesit udhëtojnë në rrugët e vendit. Në aksin rrugor nga tuneli i Elbasanit deri në Bërzhitë ku policia po monitorin me radarë janë hequr 8 patenta për shkak të shpejtësisë së madhe që ka qenë mbi 130 k/h, në një kohë që në atë aks nuk lejohet më shumë se 90 km/h.
Pikërisht kjo shpejtësi është kthyer shpesh në tragjedi të rënda dhe aksidente të tmerrshëm duke marrë jetë njerëzish. Me hyrjen në fuqi të kodi të ri rrugor, tashmë shoferëve u është hequr patenta u është vënë edhe 15 mijë lekë gjobë.
Ndryshimet në kodin e ri parashikohet që shoferët e dehur dhe ‘kamikazët’ e shpejtësisë parashikohet nga heqja e patentës, humbja e pikëve, gjoba e deri në rikthimin në autoshkollë nga e para.
Kjo masë ekstreme është ndërmarrë për të disiplinuar ‘kamikazët’ në rrugë që prodhojnë tragjedi me mjetet tyre, duke ecur me shpejtësi të lartë.