Home Kronika “Me kurorë në kokë” – del momenti i arrestimit të Ujkut të...

“Me kurorë në kokë” – del momenti i arrestimit të Ujkut të Cërrikut si trafikant droge

Një prej personave të arrestuar në kuadër të mega-operacionit policor të koduar “Tempulli” është dhe shtetasi Saimir Rexhepi, ose i njohur ndryshe në rrjetet sociale me nofkën “Ujku i Cërrikut”.

Ai është një personazh mjaft i njohur në rrjetet sociale, teksa ka edhe disa dalje televizive. Saimir Rexhepi (Ujku i Cërrikut) u arrestua nga policia e Elbasanit bashkë me shtetasit Glidi Ballolli, Frencesk Braho, Evis Duzha, Rapi Malaj dhe Stiven Faqolli.

Në videon e mëposhtme është momenti i shoqërimit të tij në komisariat, teksa shihet me një kurorë mbreti në kokë. Ndërsa, në foton e mëposhtme është brenda qelisë, ku duket se nuk e ka hequr kurorën.

Previous articleDerna, përse përmbytja ishte kaq katastrofike
Next articleZjarri te pallati në Tiranë, shoqërohet në polici administratori dhe mjeku që banonte në katin e fundit!