Ambasada e SHBA-së në Tiranë informoi sot se ushtarët dhe pajisjet amerikane janë tashmë në Shqipëri, për të marrë pjesë në stërvitjen e përbashkët shumëkombëshe “Defender Europe 23”, do të zhvillohet në Tiranë, nga 22 maji deri në 3 qershor.
“Ne presim me kënaqësi fillimin zyrtar të stërvitjeve këtu javën e ardhshme. Stërvitja e përbashkët shumëkombëshe e drejtuar nga Komanda Evropiane e SHBA është projektuar për të ndërtuar gatishmërinë dhe ndërveprueshmërinë midis aleatëve dhe partnerëve të SHBA dhe NATO-s”, thekson ambasada e SHBA-së, në një postim në rrjetet sociale.
Shqipëria do të presë për herë të dytë stërvitjen më të madhe ushtarake në Evropë, “Defender Europe 23”. Në stërvitje do të marrin pjesë rreth 17 mijë trupa shumëkombëshe, duke e bërë atë më të madhen në historinë e Shqipërisë si aleate e NATO-s.