Home Kronika “Më ka përdhunuar vajzën”/ Gruaja denoncon komshiun, ndalohet 69 vjeçari

“Më ka përdhunuar vajzën”/ Gruaja denoncon komshiun, ndalohet 69 vjeçari

Një 69-vjeçar është ndaluar nga policia e Belshit, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e fqinjit, e cila vuan nga probleme të të shëndetit mendor.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale F. H., banues në Belsh, teksa denoncimi në komisariat është bërë nga nëna e vajzës, 42-vjeçarja me inicalet F. H.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik ndaluan shtetasin F. H., 69 vjeç, banues në Belsh, Elbasan, pasi ka bërë kallëzim një 42-vjeçare, se shtetasi F. H. (fqinj i saj) ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e saj 20-vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor”, njofton Policia.

Previous articleGjykata Kushtetuese refuzon kërkesën e PD për ‘investimet strategjike’
Next articlePërgatitjet për 14 majin, kush janë kandidatët që do nxjerrë në garë PD e Alibeajt