Home Sport Me interes për prokurorët ishin dhe bisedat mes anëtarëve të grupit pas...

Me interes për prokurorët ishin dhe bisedat mes anëtarëve të grupit pas arrestimit të Rrajës, kur ata bisedojnë për të shkatërruar provat e AND-së dhe liruar atë nga burgu.

Wolves po planifikon të bëjë marrëveshje me Barcelonën këtë verë për shkëmbim të lojtarëve, duke u përfshirë Ruben Neves dhe Ansu Fati.

Sulmuesi spanjoll raportohet se ia bëri të qartë Mendesit se nuk e do largimi nëse nuk i kërkohet një gjë e tillë nga trajneri, Xavi Hernandez, por tani raportohet se ai mund të përfshihet në një marrëveshje të mundshme shkëmbimi.

Sipas “Relevo”, Wolvesi është i gatshëm t’ia ofrojë 30 milionë euro Barçës, plus mesfushorin, Ruben Neves, për të transferuar Ansu Fatin.

Mesfushori portugez është i lidhur tash e një kohë me një kalim në “Camp Nou”, pasi shihet si zëvendësues i Sergio Busquetsit. Kontrata e tij skadon në verën e vitit të ardhshëm.

Për t’u arritur një marrëveshje e tillë shkëmbimi thuhet se është paksa e vështirë, pasi nuk është e sigurt nëse “Ujqit” do të mund të bindin 20-vjeçarin që të transferohet në Angli.

Sipas raportimeve nga Spanja, agjenti Mendes do të përpiqet ta bindë Fatin se po të luajë rregullisht me Wolvesin, ai do të mund që pastaj të transferohet te ndonjë klub më i madh anglez.

Ansu Fati me Barcelonën ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027.

Sipas “Transfermarkt”, reprezentuesi i Spanjës në tregun e transferimeve vlerësohet me 35 milionë euro, kurse Ruben Neves me 40 milionë.

Previous articleAtentati ndaj Arjan Ndojit, SPAK dorëzon bisedat e aplikacionit SKY si provë të re kundër nipit të deputetit të PS
Next articleHoroskopi për ditën e sotme, 6 maj 2023