Home Kronika Me dokumentet dhe monedha 200 euroshe për të mos i marrë patentën,...

Me dokumentet dhe monedha 200 euroshe për të mos i marrë patentën, 27 vjeçari i dehur tenton të korruptojë policin rrugor në Tiranë

Një 27 vjeçar ka tentuar të korruptojë efektivin e policisë rrugore i cili e kishte ndaluar pasi nuk kishte vendosur rripin e sigurimit dhe pas testit të alkoolit ka rezultuar se e drejtonte makinën në gjëndje të dehur.

Sipas policisë së Tiranës i riu me qëllim shmangien e masës administrative, bashkë me dokumentet i ka dhënë dhe monedhën 200 euroshe.

Ndaj tij është ngritur akuza për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.  

Deri tani ka shkuar në  71 numri i drejtuesve të automjeteve, që janë ndëshkuar pasi kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e detyrimeve ligjore apo të masave administrative.

Ndërkohë policia ka shtuar kontrollet e dedikuara, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në kryeqytet.

Previous articleU bllokuan në ashensor, plas sherri mes tyre, sulmojnë edhe policinë që i shpëtoi
Next article“Duke larë telashe”, Jori Delli “ngre” temperaturat me fotot nga dushi