Home Politike “Më 14 maj qytetarët e Durrësit do ndahen nga një model i...

“Më 14 maj qytetarët e Durrësit do ndahen nga një model i papërgjegjshëm”, Meta: Do kthejnë llogaridhënien e të gjithë të zgjedhurve

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka dhënë një mesazh sot nga Durrësi për zgjedhjet e 14 majit.

Meta deklaron se qytetarët e Durrësit më 14 maj do të kthejnë jo vetëm llogaridhënien e të gjithë të zgjedhurve në pushtetin vendor, por mbi të gjitha do të jenë njëherë e përgjithmonë të mbrojtur nga çdo abuzim që ka të bëjë me vlerat e këtij qyteti.

“Më 14 maj qytetarët e Durrësit do ndahen njëherë e përgjithmonë nga një model i papërgjegjshëm që vuri dorë mbi trashëgiminë historike dhe identitetin e këtij qyteti dhe hapësirat e gjelbra dhe që ia mori frymën Durrësit. Qytetarët e Durrësit më 14 maj do t’i kthejnë Durrësit jo vetëm llogaridhënien e të gjithë të zgjedhurve në pushtetin vendor, por mbi të gjitha do të jenë njëherë e përgjithmonë të mbrojtur nga çdo abuzim që ka të bëjë me vlerat e këtij qyteti, por që ka të bëjë dhe me të drejtat e çdo qytetari të Durrësit. Durrësi jo vetëm që do jetë krenar për historinë e tij, por Durrësit do të ketë të ardhme edhe për rininë e tij”, shprehe Meta.

Previous articleManchester City, kampus rajonal në Durrës, Rama ndan foton me fanellën e klubit anglez
Next articleRregullat e reja të Kodit Rrugor nisin zbatimin, përgjysmohen gjobat e makinave nëse…