Home Slideri Mbyllet kompania telefonike e Dukës, ja si “fitonte” nga FSHF-ja

Mbyllet kompania telefonike e Dukës, ja si “fitonte” nga FSHF-ja

Kompania telefonike “Plus Communication” ka njoftuar të gjithë klientët e saj, se nuk do jetë më aktive, duke filluar nga data 01.01.2018. Të gjithë abonentët, nuk do kenë më mundësi të përdorin numrat e tyre të telefonit që kishin, por duhet të ndryshojnë si numrin, ashtu edhe kompaninë. Në fakt, ky lajm lidhet edhe me Federatën Shqiptare të Futbollit në disa aspekte: Në kompaninë telefonike “Plus”, një prej aksionerëve të rëndësishëm ishte edhe Armand Duka (si individ), president i Federatës Shqiptare. Duke qenë aksioner, ai e solli atë si sponsor të përgjithshëm të Kombëtares së Shqipërisë, në një kontratë disa vjeçare. Shumëkush mund të mendojë se është konflikt interesi, por në atë kohë oferta e “PLUS” për të qenë sponsor gjeneral i Kombëtares, është konsideruar si më seriozja nga kreu i Federatës. Duke qenë aksioner, Armand Duka nuk ka ngurruar edhe t’i sjellë të ardhura kompanisë së tij “PLUS”. E gjithë administrata e Federatës përdor numra “PLUS” në seri. Një shpenzim, i cili paguhet nga buxheti i Federatës Shqiptare të Futbollit. Pra, me një vendim të marrë, Armand Duka nxjerr para nga arka e Federatës që drejton dhe ia jep kompanisë telefonike ku është aksioner. Së fundmi, mbyllja e kësaj kompanie, do detyrojë të gjithë administratën e Federatës që të ndryshojë numrat e telefonit. Kontaktet me ta, do bëhen në numrat e rinj, që së shpejti do i bëjnë të ditur për “miqtë” dhe mundësitë e kontaktit. Duke nisur nga viti 2018, Federata Shqiptare do ndryshojë “prefiks”…

Vendimi ku tregohet se të gjitha aksionet i kalonin Armand Dukës si individ