Home Aktualitet Mbyllet greva e punonjësve në Poçem/ Kalojnë 3 paga nga 27 të...

Mbyllet greva e punonjësve në Poçem/ Kalojnë 3 paga nga 27 të prapambetura

Pas 16 ditësh grevë urie, punonjësit e Poçemit i kanë dhënë fund asaj pasi 3 paga kanë kaluar në llogaritë e tyre.

Punonjësit e nënstacionit elektrik dhe ujësjellësit në Poçem u futën në grevë urie 16 ditë më parë, pasi rafineria nuk u kishte shlyer pagat e 27 muajve.
Ata fillimisht kërkuan kalimin e të gjitha pagave, por më pas kërkesa e tyre u reduktua në kalimin e 7 pagave dhe ndryshimin e pronësisë së ndërmarrjes së tyre, nga private në administrim publik.

Disa nga grevistët e mbyllën atë para kohe për shkak të problemeve shëndetësore. Kujtojme se më herët e mbyllën grevën e urisë dhe punëtorët e rafinerisë së ballshit, pasi u paguan për tre pagat e prapambetura.

SOURCEBulevard News
Previous articleIdentifikohen kushte të favorshme për jetë në ekzoplanetin K2-18b
Next article7 gabime që shkatërrojnë flokët brenda javës