Home Aktualitet Mbushen komisariatet, alarmohen prindërit dhe kërkojnë fëmijët e arrestuar: Nuk e dimë...

Mbushen komisariatet, alarmohen prindërit dhe kërkojnë fëmijët e arrestuar: Nuk e dimë a e kanë sjellë apo vrarë gjëkundi

Komisariatet e policisë në kryeqytet janë tejmbushur nga qytetarët e arrestuar për pjesmarrje në protestat për vrasjen e Klodian Rashës. Situata më problematike raportohet në komisariatet nr 1, 2 dhe 3 që kanë numrin më të lartë të të ndaluarve nga policia.

Pranë komisariatit nr2. Zana Tako kërkon të dijë fatin e djalit 18-vjeçar i cili është arrestuar nga policia që të premten. Sipas saj, policia ka ndaluar N. T sapo ka dalë nga një lokal, dhe se nuk ka qenë pjesë e protestës.

Ndërkohë, familjarë të tjerë janë parë jashtë ambienteve të gjykatës, ku kanë pretenduar se familjarët kanë qenë rastësisht në vendet ku protestohej.

“I kamë marr të gjitha rajonet rresht, e kam gjetur tek komisariati 6. Po vinte rrugës për në shtëpi. Nuk e dimë a e kanë sjellë apo vrarë gjëkundi. Kam vajtur në Durrës dhe e kam gjetur” thonë disa familjarë

Qytetarët kanë paralajmëruar sërish të tubohen në sheshet e qyteteve ndërsa policia në një njoftim për mediat shprehet se nuk do të lejojë mbajtjen e tubimeve për shkak të situatës së krijuar nga Covid 19.

SOURCEBulevard News
Previous articlePandemi, fjala më e kërkuar gjatë gjithë vitit 2020
Next article13 dhjetor 2019– Forca Detare mbyll pjesëmarrjen në operacionin e NATO-s në detin Egje