Home Bota “Mblidhni batanijet dhe rrobat e ngrohta”/ Temperatura nën zero,ukrainasit përgatiten për dimër...

“Mblidhni batanijet dhe rrobat e ngrohta”/ Temperatura nën zero,ukrainasit përgatiten për dimër të tmerrshëm me ndërprerje energjie

Ukrainasit mund të përballen me ndërprerje të vazhdueshme të energjisë elektrike nga tani deri në mars, në mot të ftohtë dhe me borë, sepse sulmet ajrore ruse kanë shkaktuar dëme “kolosale” në rrjetin elektrik, thanë zyrtarët.

Për të përballuar situatën, autoritetet po u bëjnë thirrje njerëzve që të grumbullojnë furnizime dhe të largohen nga zonat e goditura rëndë.

Sergey Kovalenko, drejtor ekzekutiv i ofruesit privat të energjisë DTEK Yasno, tha se kompania është nën udhëzimet nga operatori shtetëror i rrjetit të Ukrainës për të rifilluar ndërprerjet emergjente në zonat që mbulon, duke përfshirë kryeqytetin, Kievin dhe rajonin lindor të Dnipropetrovsk, raporton Zëri i Amerikës.

Previous articleSkandali i aferës 2 miliardë euro, kompania hap zyrë luksoze për shitjen e apartamenteve në Portin e Durrësit pa u miratuar projekti në parlament
Next articlePas takimit Kurti-Vuçiç në Bruksel, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë priten nga Lajçak