Home Aktualitet Mblidhet sot në Tiranë Asambleja e Kryetarëve të Dhomës së Avokatëve të...

Mblidhet sot në Tiranë Asambleja e Kryetarëve të Dhomës së Avokatëve të Greqisë për çështjen “Beleri”

Ditën e sotme, në orën 13:30 do të mblidhet Asambleja e kryetarëve të Dhomës së Avokatëve të Greqisë, ku do të diskutohet çështja Beleri.

Pjesë e kësaj konference do të jetë Dhimitros Vervesos, kryetari i Dhomës së Avokatëve dhe Patrick Henry, president i Avokatëve pa kufi.

“Ju njoftojmë se ditën e Hënë, 18 shtator, ora 13.30 Asambleja e Kryetarëve të Dhomave të Avokatëve të Greqisë organizon në Maritim Hotel Plaza, konferencë shtypi me temë: Çështja Beleri – Të Drejtat e Njeriut. Në konferencën e shtypit do të flasin:

– Dhimitrios Vervesos

Kryetar i Asamblesë së Dhomave të Avokatisë së Greqisë

– Patrick Henry

President i Avokatëve pa kufi

Ish Kryetar i Komitetit të të Drejtave të Njeriut i Counsil of Bars and Laë Societies of Europe (CCBE)”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se, Athina zyrtare ka mbajtur qëndrim ndaj Shqipërisë, duke thënë se nuk po respektohen të drejtat e pakicës kombëtare. Në deklarata të ndryshme ata kanë kërkuar lirimin e tij, duke “kërcënuar” se kjo mund të ndikojë në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Previous articleLukashenko ngre kurth me pasaporta për kundërshtarët
Next article“Tempulli”/ Shkon në 91 numri i të arrestuarve në Tiranë për drogë, pranga të riut