Home Politike Mbledhja e përbashkët e qeverive Shqipëri-Mali i Zi, sot në Podgoricë

Mbledhja e përbashkët e qeverive Shqipëri-Mali i Zi, sot në Podgoricë

Mbahet sot në Podgoricë mbledhja e dytë e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Malit të Zi.

Sipas axhendës së publikuar dje nga zyra e shtypit e Kryeministrisë, mbledhja e përbashkët do të zhvillohet në ndërtesën e re të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi (CANU), në Podgoricë.

Në orën 10:30 do të zhvillohet ceremonia e mirëseardhjes dhe prezantimi i dy delegacioneve para godinës së CANU-së, ndërsa në orën 10:45 do të jetë nisja e seancës së përbashkët.

Në orën 13:00 do të bëhet nënshkrimi i deklaratës së përbashkët dhe marrëveshjes bilaterale për ndërtimin e urës në lumin Buna.

Po ashtu, do të nënshkruhen edhe nëntë marrëveshje dhe memorandume në fushat e energjisë, peshkimit, mbrojtjes së bimëve, mbrojtjes sociale, sportit, kulturës dhe medias, mbrojtjes, shëndetësisë, si dhe marrëveshja për hapjen e kufirit të përbashkët në kalimin Shën Nikollë – Pulaj në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve ndërshtetërore, kryeministrat e dy vendeve Edi Rama dhe Dritan Abazoviç do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Mbledhja e parë e përbashkët e dy qeverive është zhvilluar në Shkodër në 3 korrik 2018.

Previous articleAksidenti në Kroaci, publikohen emrat e të gjithë pasagjerëve që u plagosën, në gjendje të rëndë një grua
Next articleMargariti: Interesimi i fëmijëve, ogur i mirë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore