Home Politike “Mbi 500 emigrantë erdhën nga Anglia për mua”/ Flet kandidati fitues i...

“Mbi 500 emigrantë erdhën nga Anglia për mua”/ Flet kandidati fitues i Hasit: Skema funksionoi…!

Kandidati i Bashkë Fitojmë, Myftar Dauti fitoi në zgjedhjet e 14 majit me 55.89% të votave përballë kandidatit socialist Beqir Mulaj PS i cili mori 44.11% të votave.

Në një intervistë për Euronews Albania, Dauti tha se bëri një fushatë të qetë edhe pse u përball me ato që i quajti manipulime shtetërore

Ai tregoi se mbi 500 votues kanë ardhur nga Britania e Madhe dhe Evropa duke e ndihmuar që të jetë fitues në këto zgjedhje.

“Hasi është një ndër bashkitë me më shumë emigracion, por fatmirësisht na kanë ardhur emigrantë që janë me dokumente. Ka pasur masivisht ardhje nga Britania, nga Evropa. Kanë bërë diferencën se kanë ardhur edhe si familjarë, që na kanë mbështetur duke bërë që ne të fitojmë zgjedhjet.

Previous articleReagon kreu i New Yorkut pas incidentit me familjen mbretërore
Next articleGazetari i njohur zbulon arsyen e vërtetë: Ja pse Greqia vuri në dijeni Brukselin për arrestimin e Belerit