Home Kronika Mbeti i vrarë aksidentalisht pas shkëmbimit të zjarrit mes një grupi bashkatdhetarësh,...

Mbeti i vrarë aksidentalisht pas shkëmbimit të zjarrit mes një grupi bashkatdhetarësh, del fotoja e shqiptarit

Personi që shihni në foto është Pëllumb Islami, 40-vjeçari që mbeti i vrarë aksidentalisht mbrëmë në një lokal në Athinë.

BalkanWeb ka siguruar foton e shqiptarit, me profesion hidraulik, i cili ishte duke parë një ndeshje futbolli në lokal, kur pas një përleshje të dy grupeve rivale të disa shqiptarëve, mbeti i vrarë me armë zjarri. 40-vjeçari ishte nga Rusani i Delvinës, ndërsa u identifikua në morg nga vëllai i tij.

Njeri grup përbehej nga 4 dhe tjetri nga 3 shqiptarë. Ata dyshohet se janë nga jugu i Shqipërisë dhe konsiderohen persona me rrezikshmëri të lartë, të përfshirë në grupe kriminale të trafikut të drogës.

Previous articleAlibeaj nis fushatën për 14 majin, mban takim me strukturat në Tiranë
Next articleEkspozitë e Marubit, në Galerinë e ministrisë së Kulturës së Kosovës