Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me donatorët po zgjeron mbështetjen për prodhuesit shqiptarë për rritjen e standardeve të cilësisë për produktet bujqësore për eksport.
Përmes “Programit Global të Cilësisë dhe Standardeve” (GQSP), i cili është shtirë edhe në Shqipëri, dhe po zbatohet nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim Industrial, synohet mbështetja e prodhuesve të vegjël dhe të mesëm që të rrisin cilësinë e produkteve të tyre.
Ky program ndihmon prodhuesit të përshtaten me kërkesat e tregjeve ndërkombëtare dhe të mund të përfitojnë më shumë të ardhura.
Për Ministrinë e Bujqësisë, analiza e përputhshmërisë së standardeve është shumë e rëndësishme për politikat publike në vijim.
Sektori bujqësor në Shqipëri ka shumë potencial i cili duhet shfrytëzuar përmes rritjes së cilësisë dhe standardeve, shprehen ekspertët e MBZHR-së.