Home Aktualitet Mbërrin në Prokurorinë e Durrësit kryeprokurorja Arta Marku

Mbërrin në Prokurorinë e Durrësit kryeprokurorja Arta Marku

Ka mbërritur në Prokurorinë e Durrësit, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohëshme, Arta Marku, ku sipas informacioneve paraprake, mësohet se qëllimi i këtij takimi sot, lidhet me analizën vjetore të Prokurorisë në rang Apeli.

Është shumë e rëndësishme që jemi mbledhur sot për të diskutuar problematikat dhe arritjet në disa prej rretheve që kanë shkallën më të lartë të kriminalitetit. Ky ka qenë vit me shumë problematika. Dua të sqaroj njëherë e mirë qëndrimin e Prokurorit të Përgjithshëm në këto raste: Dispozita nuk më ka dhënë aksesin për vijmësinë pas konstatimeve me rastet disiplinore. Funksionimi i mekanizmave disilpinore është një nevojë jetike për funksionimin e këtyre rasteve.” – mësohet të jetë shprehur kryeprokurorja Marku. |Bulevard News|

Previous article“Amazon” i Katiola Karolit, vëllimi poetik që përcjell personalitetin njerëzor
Next article62 parti politike shqiptare të paligjshme