Home Sport Mbappe ka thënë “Po”, “magjistari” Perez godet sërish, pritet vetëm njoftimi zyrtar

Mbappe ka thënë “Po”, “magjistari” Perez godet sërish, pritet vetëm njoftimi zyrtar

Në Spanjë nuk kanë më asnjë dyshim, Kylian Mbappe ka gjetur akordin total me Real Madrid, mungon vetëm firma për të bërë zyrtare një nga transferimet më të bujshme në tregun e transferimeve. Pavarësisht këtij fakti palët e kanë marrë me qetësi, nuk dëshirojnë të nxitohet duke parë dhe zhurmën e madhe që është bërë këtë periudhë. “Çështja” Mbappe i kalojë kufijtë e një çështje sportive, pati përplasje dhe akuza mes dy klubeve, u përfshinë tifozët madje edhe politika.

foto galeri

Mbappe kishte në dorë një nga propozimet më të pasura në botën e futbollin, PSG i ofroj në më shumë se një herë shuma përtej logjikës, vetëm të pranonte rinovimin, por në fund me sa duket, Mbappe zgjodhi projektin sportiv. Në këtë tratativë, presidenti Florentino Perez u tregua edhe një herë mjeshtër, ishte i qetë gjatë gjithë kohës, nuk e sforcoi lojtarin të merrte një vendim të nxituar, por i besojnë njerëzve pranë Mbappes dhe dëshirës së lojtarit për të veshur fanellën e bardhë, tani e merr falas.

Mbappe

Mbappe ka thënë “Po”, vendimin e ka marrë, këtë e konfirmoi vetë lojtari, ndërsa tani pritet vetëm njoftimi zyrtar i cili pritet të vijë përpara finales së Champions League.