Home Kronika Mbante me vete maskë të zezë dhe shkop metalik njësoj si policia,...

Mbante me vete maskë të zezë dhe shkop metalik njësoj si policia, arrestohet 26-vjeçari që qarkullonte pa patentë në Tiranë

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi qarkullonte me automjet, pa leje drejtimi dhe mbante në makinë maskë të zezë e shkop metalik njësoj si të efektivëve.

I riu i identifikuar si A.H., u kap në rrugën ‘Njazi Meka’ teksa drejtonte automjetin pa leje drejtimi, pasi ajo i ishte hequr përfundimisht. Ai duhej të rifutej në kurs, për tu ripajisur me leje drejtimi.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., dhe materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve te ftohta”.

Previous article24 vjet nga masakra në Krushë të Madhe ku u vranë 243 persona
Next articleMaqedonia e Veriut i dhuron Ukrainës 12 helikopterë luftarakë