Home Politike Mbahet sot seanca plenare, pritet të diskutohet projektligji për euro bondin, një...

Mbahet sot seanca plenare, pritet të diskutohet projektligji për euro bondin, një hua me Berzh si dhe buxheti faktik i 2020

Parlamenti do të mblidhet sot në seancë plenare në orën 10:00 ku në rendin e ditën janë 8 pika.

Ndër pikat që pritet të diskutohet është projektligji për miratimin e buxhetit faktit të vitit 2020 si dhe projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë për një hua midis OSHEE dhe BERZH-it.

Në rendin e ditës kryesorja është  ‘Projektligj ” për eurobondin  që do të emetohet nga ministri i Financave dhe Ekonomise, miratimin e përjashtimeve nga tatimet e taksat dhe te parashikimeve për heqjen dore nga imuniteti, ne marreveshjet qe do te lidhen nga ministri i Financave dhe Ekonomise”.

PER MBLEDHJEN E KUVENDIT NE SEANCE PLENARE, DATE 28.10.2021, ORA 10.00

Ne mbeshtetje te nenit 7, pika 6, nenit 27/1 te Rregullores se Kuvendit,

URDHEROJ:

I. Mbledhjen e Kuvendit ne seancen plenare te dates 28.10.2021, ora 10:00.

II. Rendi i dites i seances plenare eshte si me poshte:

1. Miratimi i procesverbalit te seances plenare te dates 25 .I 0.2021 .

2. Njoftime.

3. Interpelance me Zevendeskryeministrin dhe ministrin e Shtetit per Rindertimin dhe Programin e Reformave kerkuar nga deputeti Ferdinand Xhaferraj.

4. Projektligj “Per eurobondin, qe do te emetohet nga ministri i Financave dhe Ekonomise, miratimin e perjashtimeve nga tatimet e taksat dhe te parashikimeve per heqjen dore nga imuniteti, ne marreveshjet qe do te lidhen nga ministri i Financave dhe Ekonomise”.

5. Projektligj “Per miratimin e buxhetit faktik te vitit 2020”.

6. Projektligj “Per ratifikimin e marreveshjes se garancise, ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Bankes Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim (BERZH), per marreveshjen e huas, ndermjet Operatorit te Shpemdarjes se Energjise Elektrike, sh.a. (OSHEE), dhe Bankes Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim, per projektin e OS HEE-se per reagimin ndaj krizes se pan demise Covid-19”.

7. Projektvendim “Per ngritjen e komisionit hetimor te Kuvendit per te kontrolluar ligjshmerine e veprimeve administrative dhe procedures se ndjekur nga ana e organeve ekzekutive ne procedurat per ndertimin dhe administrimin e impianteve te trajtimit te mbetjeve urbane ne Tirane, Elbasan dhe Fier”.

8. Diskutime per 9eshtje jashte rendit te dites (60′).

III. Ngarkohet Sekretari i Pergjithshem per marrjen e masave mbrojtese te nevojshme per parandalimin e perhapjes se infeksionit te shkaktuar nga COVID-19 ne seance plenare.

IV.Ngarkohen Sherbimet e Kuvendit per publikimin e rendit te dites te seances plenare, njoftimin e anetareve te Kuvendit me ane te mjeteve te komunikimit elektronik si dhe pergatitjen e dokumentacionit parlamentar qe do te shqyrtohet.

V. Ky urdher hyn ne fuqi menjehere.

Nw përditësim…

Previous articleGaz Demi mban fjalën: Ilir Daja nuk largohet nga Partizani
Next articleAksion blic në Tiranë/ bien në pranga 8 persona gjatë orëve të fundit, policia zbardh detajet