Kreu i Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferraj ka njoftuar sot nëpërmjet një statusi në rrjetin e tij social Facebook se janë mbajtur zjedhjet për kreun e FRPD Spitallë. Xhaferraj njofton se fituesi është Kostandin Kaçorri.
“Sot, së bashku me nënkryetarin e Degës së Partisë Demokratike Durrës, z. Neritan Golja, si dhe me drejtuesit e forumit rinor Ndrec Pjetri, Ervin Bajraktari dhe Ardit Maksuti, morëm pjesë në zgjedhjet për kryetarin e FRPD-së për Grupseksionin 2, Spitallë. Të rinjtë e grupseksionit 2 i besuan Kostandin Kaçorrit, stërnip i Dom Nikollë Kaçorrit, drejtimin e strukturave rinore në këtë grupseksion. Energjia, përkushtimi dhe optimizmi i të rinjve në takimin e sotëm janë garancia që na duhet për një të ardhme më të mirë!”