Home Dossier Matish Gjeluci, mjeshtri i fjalës, i penës dhe miku i...

Matish Gjeluci, mjeshtri i fjalës, i penës dhe miku i të gjithëve!

MatishiNga Zyhni Beqiraj / Pak ditë më parë u mbush një vit nga dita kur u nda nga jeta Matish Gjeluci, mësuesi, intelektuali, poeti e shkrimtari, mjeshtri i fjales dhe i penës dhe miku i të gjithëve. E tërë jeta e tij ishte një angazhim e kotribut i shquar si intelektual e qytetar. Të afërmit, familja, shokët e miqtë, ish nxënësit e tij, nderuan me respekt të madh kujtimin e tij. Matish Gjeluci, mjeshtri i fjalës, i penës dhe miku i të gjithëve, lindi më 22 Gusht 1934 në qytetin e Shkodrës. Në moshën 1 vjeçare vjen në Durrës, pasi babai i tij, Ndoci, për shkak të profesionit dhe detyrës, oficer marine, punonte në Portin e Durrësit. Edhe pse i rritur në një familje tradicionale shkodrane, Matishi, edhe për shkak të natyrës së tij tejet shoqërore, të cilën do ta manifestojë dhe më vonë, dallonte nga moshatarët. Ndjenjën e miqësisë dhe ate të krijimt të shoqërive te reja për shkak të karakterit të tij tepër të hapur, e manifestonte nëpërmjet aftësisë së tij, të cilën e tregonte duke qenë i qeshur,i çliruar në biseda dhe në marrëdhënie të hapura me shokët e miqtë si dhe gjithmonë plot humor. Temperamenti i tij si djalë, më vonë si i ri dhe më pas burrë, i gjallë, me iniciativë, pa ndroje e komplekse, kurrajoz për të thënë ate që mendonte, për të marrë përsipër dhe realizuar çdo detyrë dhe në kushte të vështira, jo vetëm që e shoqëruan gjithë jetën, por bënë që Matishi, si rrallë kolegë të tij, të ishte mjaft i njohur, i respektuar, pse jo dhe i kërkuar nga kushdo pasi ishte gjithmonë i papërtuar dhe që s’dinte të thonte kurrë jo. Ai dinte gjithmonë të jepte mendim, këshillë, të sugjeronte, të mësonte. Tërë jetën e tij punoi si mësues i letërsië. Për shkak të formimit, kulturës që zotëronte, pasionit, të shpirtit të tij lirë, krijues e gjithmonë në kërkim të së resë, dashurisë për nxënësit dhe ndjenjën e lartë të përgjegjësisë për detyrën etj , ai do të qëndronte pandërprerë në fronin e mësuesve më të mirë të letërsisë, do të shquhej ndërmjet kolegëve, si dhe do të fitonte respektin e vlerësimin si mësuesi më i dashur i letërsisë për nxënësit. Kudo ku punoi, deri ditën që doli në pension, Matishi mbeti i tillë, i palodhur, korrekt me detyrën e mësuesit, nxënësit e prindërit e tyre, si edhe kolegët e shumtë, të vjetër dhe më të rij në moshë e profesion se ai. Aftësia e tij për tu shprehur bukur me shkodranishtën aq të ëmbël që përdorte, të cilën nuk rreshte së pasuruari, të rrëmbente dhe pse jo dhe të impononte respekt për ta dëgjuar . “ E para ishte fjala”. E pra Matishi ishte mjeshtri i saj. Fjala e tij ishte e bukur dhe e thjeshtë, e gjetur dhe me vend, e goditur, mbresëlënëse dhe shokuese, frymëzuese dhe nxitëse, e ëmbël dhe plot jetë. Bisedues i këndshëm, me fjalë dhe fjali të bukura, ai gjithmonë ishte njeriu që mbante gjallë mjedisin ku njerëzit ballafaqonin mendimet dhe idetë. Në mësim e jasht tij, në punë e biseda të lira, në takime e kuvende, në debate e ballafaqime, fjala e tij plot shpirt zinte vend. Mjeshtri i fjalës, oratori Matish Gjeluci, i kish shokët e rrallë. E në këtë marrëdhënie, diskutimesh e debatesh, ai krijonte atmosferën plot humor. Ai dinte që të sillte në biseda natyrshëm episode, ngjarje, histori, situata të përshtatura edhe humori, ndaj ishte një tregimtar i pashoq, një artist i vërtetë. Matish Gjeluci, si rrallë kush ishte burri që dinte të fliste e të përdorte fjalën, dhe me te dinte të ngacmonte e të trondiste, pse jo dhe të bënte për vehte shpirtërat e njerëzve. Fjala e tij kishte shpirt, ishte plot jetë, se dilte nga shpirti i tij shkodran me një ambëlsi të pa shoqe e të rrallë, bënte që ai gjithmonë të ishte qendra apo njeriu që me mendimet dhe idetë të drejtonte diskutimin, të ofronte zgjidhje edhe pse pothuaj tërë jetën mbeti midis njerëzve të thjeshtë e jo presidiumeve në krye. Matish Gjeluci do të mbahet mend e do të kujtohet si njeri i penës. Ai shkroi që kur ishte fëmi, i ri, poezi të mrekullueshme, të cilat, ashtu si dhe të gjitha krijimet e tjera të tij në këtë gjini, si edhe tekstet e këngëve, do të shquheshin për muzikalitetin e pasurinë e pamatë me figura letrare etj. Ai shkroi pa pushim, ditë natë për të gjitha moshat. Ashtu si ju edhe unë jam i bindur se, duhet të jenë të paktë, të numurohen me gishta ato durrësakë, që nuk kanë mësuar dhe nuk kanë recituar vargje nga krijimtaria e tij, të mos kenë kënduar këngë mbi tekstet e shkruara prej tij. Ai ishte pa dyshim njeriu që shkroi më shumë tekste këngësh. Matishi nuk shkroi vetëm poezi dhe tekste këngësh. Ai ishte një prodhimtar i madh dhe i suksesëshëm në krijimtari dhe në gjininë e prozës, e tabllove muzikore, kantatave si gjini e vecantë vokalo-muzikore, të libreteve e teksteve të tyre. Bashkpunimi i tij me kompozitorët e njohur durrësakë në këtë fushë, ka qenë tejet i suksesëshëm dhe i pafund. Kompozitrët, A, Xhunga, V. Mema, Y. Ramzoti etj, janë bashkëpunëtorët më të afërt të tij në këtë gjini, ashtu si edhe në ate të këngës. Si rrallë kush ai i këndoi jetës, punës, dashurisë, natyrës, njeriut etj. Ai ishte vjershëtori më i dashur për fëmijtë, nxënësit, të rijtë, për çdo kategori sociale etj. Ai me vargje plot pathos i këndoi vendit, Durrësit, qytetit të lindjes Shkodrës, Ulqinit etj, mjeshtërisht shkroi dhe bashkëpunoi në realizime letrare e muzikore cilësore e të suksesëshme gjithmonë. Matishi shkroi pa pushim. Ai ishte një “makineri” krijuese që “prodhonte” pa pushim, i lire, i udhëhequr nga frymëzimi i tij ose në bashkëpunim me krijues të tjerë. Krijimtaria e tij shquhej gjithmonë për nivel të lartë artistik.Vargu i tij, fraza e tij, dallonin. Dallonte dora e Matishit pasi në to ishte i shprehur në mënyrë të veçantë shpirti i tij me një muzikalitet impresionues që krijonte shumë emocion. Si autor i libretit të Operës “ Bijtë e Skëndërbeut”, do të shokonte me nivelin e veprës së tij. Suksesi i saj, në skenën e Teatrit “ A. Moisiu” do të ishte kurora e krijimtarisë së tij artistike të asaj kohe, pse jo dhe sot në gjininë operistike. Ai shkroi me pasion e suksesëshëm, romanin e tij “ Rrjedhë “. Në gjykimin tim, duke u mbështetur në vlerësimin e kritikës së kohës, romani”Rrjedhë”, i shkruar në formën e një sage, me nivel të lartë artistik e profesional, me kontribute të pashoqe në pasurimin e gjuhës së folur gege-shkodranishte, nëpërmjet krijimit të një numri të madh të fjalëve të reja, me figura letrare etj, do të mbetet një libër i çmuar e plot vlera në fondin e letërsisë shqiptare. Matishi ishte njeri modest. Ai nuk mburresh me krijimtarinë e tij. Nuk kishte kohë pasi duhej te vazhdonte të shkruante sërish. Prandaj, romani “ Rrjedhë “ i tij, eshtë kontributi paçmuar që ka lënë në fushën e krijimtarisë letrare , në gjininë e romanit..Ai shkroi dhe një roman tjetër të titulluar “ Drithërima “, të cilin nuk arriti ta botojë sa qe gjallë, por që shumë shpejt do të jetë në duart e lexuesit. Matishi ishte një njeri i dashur, i afrueshëm dhe natyrë tejet shoqërore. Ai ishte i thjeshtë, gjithmonë në humor, i begenisur për kedo, i gatëshëm për të qenë pjesë dhe gjithmonë në qendrën dhe vorbullën e diskutimit apo debatit. Si njeri me shpirt të madh ai nuk ngurronte të bënte shok kedo që kërkonte shoqërinë e tij. Falë aftësisë së tij, ai dinte gjitmonë të afrohej sa duhej, të ruante raportet e distancat, madje edhe të largohej kur kjo ishte e nevojshme. Ai ishte tolerant, ishte kjo cilësi e rrallë e tij, që e bënte edhe më të respektuar, pasi ai kurrë nuk dinte të imponohej, por me forcën e fjalës dhe të argumentit rritëte autoritetin e tij duke qenë bindës. Edhe pse u rrit në Durrës, shkodrani Matish Gjeluci, si rrallë kush mbeti i tillë, ndaj dinte të nderonte e të respektonte njerëzit. Me fjalën e ëmbël e buzën gjithmonë në gaz, ai shtonte miqtë e tij.Matish Gjeluci ishte një veprimtar i shquar shoqëror duke qenë gjithmonë i vlefshëm e duke dhënë kontribute të vyera. I përfshirë me pasion ai nuk rreshti së punuari edhe për krijimin e shoqatave të reja letrare-artistike në dobi të pasqyrimit dhe përhapjes së kulturës, letërsisë e shkruar në çdo gjini, duke mbetur gjithmonë i palodhur si veprimtar i Shoqatës “ Durrësi “. Ai merresh me gjithçka. Edhe si gazetar sportiv u dallua ndaj dhe mori edhe çmime dhe nderime nga struktura e institucione prestigjoze edhe në këtë fushë, madje edhe në Kosovë. Si një besimtar katolik praktikant, ai ishte i veçantë nga shumë të tjerë. Është kjo arësyeja që ai do merrte përsipër angazhime të veçanta në këtë drejtim. Bashkpunimi i tij me Kishën Katolike, vizita dhe takimi në pritjen e dhënë nga Papa Gjon Pali II , si dhe kontributi i tij, sjellja e tij e moderuar në marrëdhënie me miqtë e bënte edhe më të respektuar. Ai si gjithmonë dinte të sillej, të ishte skjarues, bindës, pse jo dhe tërheqës edhe në bisedat me karakter religjioz. Është kjo cilësi e plotë shpirtërore, por edhe intelektuale që e udhëhoqi gjatë punës kur shkroi romanin “ Rrjedhë “ duke ja kushtuar edhe harmonisë fetare. Bindjet e tija, formimi i tij, nuk e pengonin që të respektonte këdo që dëshëronte të ishte mik i tij, por që ofronte vlera dhe virtyte. Ai kishte kohe për kedo që donte apo kërkonte angazhimin, ndihmesën,apo këshillën e tij. Familja e tij, ne miqtë dhe shokët e tij, jemi krenar për te. Fjalëmiri, gojëmbli, mësuesi, poeti, shkrimtari, veprimtari, intelektuali Matish Gjeluci, me sytë e qeshur dhe gjithmonë buzagaz e plot humor do na nxisë ta kujtojmë me nderim e respekt të veçantë.

Previous articleHodo: Me krutanët test i vështirë
Next articleDo të mbrojmë çdo gjë që kemi trashëguar si komb