Home Opinion Mashtrimi i qeverisjes së PD -së është një persekutim i dytë për...

Mashtrimi i qeverisjes së PD -së është një persekutim i dytë për të përndjekurit politik

kapitiNga Skënder Kapiti / Shoqëria shqiptare në komunizëm ishte një shoqëri pa liri, pa të drejta, pa de-mokraci dhe e izoluar, po shtresa më e dënuar dhe e përsekutuar e atij regjimi ishin pronarët dhe kundërshtarët politikë të sistemit. Me vendosjen e demokracisë kjo shtresë politike u orjentua dhe i besoi gjithçka Partisë Demokratike që u paraqit politikisht si mishëruese dhe realizuese e aspiratave të saj dhe veçanërisht për kthimin dhe kompensimin e padre-jtësive të së shkuarës si ato të pronës ashtu dhe për integrimin politik të tyre. Meqenëse Lidershipi i Partisë Demokratike, kryetari i saj, i përfaqë-suesve të saj në parlament dhe në qeverisje përbehet nga ishaparatçikë të sigurimit dhe ishkomunistë servilë të tij si elementë,t rashëgimtare, spiunë, pinjollë e shërbëtorë të regjimit, si një grup interesi hajdutësh, tradhëtarësh , përfituesish e të korruptuarish që nuk kanë ndjesi e dhimbshuri humane e sociale në pëgjithësi, e sidomos për shtresën e pronarëve dhe të përndjekurve në veçanti , si tipikë të tillë, nuk bënë gjë tjetër veçse talljen me retorikën demokratike, manipulimin me kartën e desidentëve antikomunistë, manipulimin me dosjet e regjimit etj. Ky pushtet i kësaj klike regjimi mafiodemokratik e ka privatizuar e përvetësuar mundin,vuajtjet dhe jo vetëm këto po dhe voten e kundërs-htarëve të regjimit komunist si dhe ka shkatërruar edhe trashëgiminë pasurore të tyre duke abuzuar, manipuluar e vjedhur ato,që do të thotë se mashtrimdemokracia e PD-së në këtë tranzicion ndaj të përndjekurve, fisnikërisë dhe pronarëve të vërtetë ka bërë pra dyfish padrejtësi.është mirë që më së fundi shtresa e te përndjekurve politikë,pronarëve dhe të djathtëve janë ndërgjegjsuar për mashtrimin e madh dhe të ushqyerit me shpresën mashtruese te PD , klika ne pushtet e saj,e cila korri pushtetin dhe siguroi përfitime politike, pasurore e financiare prej pushtetit të votave të të përndjekurve të gënjyer e të mashtruar dhe prej votave të vjedhura të opozitës . Këta pashallarë blu, që kanë siguruar përfitime të pallogaritshme e të pakrahasueshme me ato të pashallarëve të kuq çuditërisht vijojnë akoma në pushtet. Shoqëria shqiptare besoj se është ndërgjegjsuar tashmë se po qeveriset nga një keqpushtet i cili është në opozitë(armiqësi) me popullin e vet,me shoqërinë dhe tërë kombin dhe që mendon e mirëllogarit vetëm përfitimin e pasurimin e vet; është ndërgjegjsuar besoj tashmë shoqëria se qeveriset nga një pushtet që ka si kulturë, trashëgimi e përvojë urrejtjen e pandjesinë sociale, përçarjen, servilizmin, mashtrimin, korrupsionin dhe tradhëtinë.Kryeministri deklaronte në TV se greva e të përndjekurve politike na qënka politike ,sa hipokrizi,sepse PD është përfituesja e vetme politike dhe që ka fituar pushtetin prej kësaj shtrese, dhe nga ana tjetër tha se nuk kemi para për të kompensuar të përndjekurit. Po është e vërtetë se qeveria nuk ka para për ta, sepse qeverisë i duhen miliona dollarë për vetpropagandë e vetreklamim mashtrues të pushtetit të vet, për udhëtime poshte e lart të kryeministrit e pushtetarëve nëpër botë për të krijuar vetimazhin si një qeverisje me autoritet e respect ndërkombëtar,nuk ka para se i duhen për mitingje, antimitingje e takime populiste, nuk ka para sepse paratë i duhen pushtetarëve për të mbushur xhepat e tyre nga tenderimet, privatizimët dhe vjedhjet ne dogana e tatime, në investimet e kudo ku buron paraja e pasuria publike, i duhen paratë pushtetit të korruptuar për të bërë privatizime abuzive e lobingje e për të financuar agjensi të huaja për të fituar mbështetje ndërkombëtare, i duhet paraja publike për të mbushur gropën e zezë të korrupsionit që gëlon kudo. Si nuk paska qeveria para për të përndjekurit politik kur të gjitha ndërmarrjet kombëtare,industriale, minerare,energjitike,ndërtimeve urbane,hapjes së tokave të reja dhe tharjes së kënetave e moçaleve etj. janë ndërtuar edhe me punën skllavëruese ,gjakun dhe jetën e të persekutarve dhe burgosurve politikë, pasuri të cilat pushteti po ja shet vetes dhe njerëzve të vet për pasurimin e vetes. Vuajtjet dhe rezistenca e të përndjekurve politikë përbën aset dhe vlerë të çmuar kombëtare kundër sketerrës komu-niste,ata janë shëmbulli më i mirë i durimit,faljes e tolerancës se nuk kanë kërkuar as vetgjygjësi dhe as hakmarrje por si gjithmonë kanë besuar te drejtësia, ligji , liria dhe demokracia për të cilat kanë vuajtur, janë përndjekur e vrarë nga komunizmi, poqë dhe politika e PD-së vetëm sa i ka mashtruar, i ka zhgënjyer e rivrarë për së dyti duke neglizhuar në mënyrën më kriminale deri sa u vetëdogjen dhe me humbjen të jetës në protestën për të drejtat e mohuara. Ky regjim i korruptuar i ka zhgënjyer e vonuar me qëllimin e fshehtë e të pabësë për ti mashtruar, lodhur dhe për ti mohuar duke i privuar dhe nga integrimi politik. Aq i pafytyrë u tregua ky regjim i sotëm i PD-së saqë as nuk pranoi të ulej të bisedonte apo t’i dëgjonte të paktën dhe a ka fytyrë tu kërkojë më votën atyre.është sa e çuditshme po dhe më shumë hipokrizi ku në ceremoninë e inagurimit të memorialit për nder të përndjekurve politikë , nga njëra anë përshëndet ishkomunisti i devotshëm dhe aparatçik i regjimit të diktaturës dhe sot kryeministër “democrat” dhe nga ana tjetër ishtëpërndjekurit nuk lejohen të marrin pjesë në këtë ceremoni; po akoma dhe më keq shoqërohen me forcë nga uniformat e policisë në ambjentet e saj. Nuk i besojnë më mashtrimeve të PD-së shtresa e të përndjekurve, as thirrjeve hipokrite të tyre se jemi për dinjitetin,lirinë e demokracinë kur në fakt ata janë dhe persekutorët ,dhe spiunët dhe shërbëtorët e regjimit.

Previous articleKur luhet në shilarse elektorale
Next articlePapërgjegjshmëria e Kontrollit Rrugor në Durrës i lë fushë veprimi dukurive negative.