Home Slideri Mashtrimi i Artan Hoxhës, themeluesit i kujtuan se ka qenë spiun dhe...

Mashtrimi i Artan Hoxhës, themeluesit i kujtuan se ka qenë spiun dhe nuk gëzonte mbështetjen e tyre. Thjeshtë testoi humbjen e PD-së

Artan-Hoxha-455x430Artan Hoxha është bërë personazhi më qesharak në Durrës, pas asaj që i ka ndodhur si kandidat për president. Pasi është qerasur dhe ka qerasur në disa lokale ku aktualisht pijnë kafe dhe njerëzit e klanit të Olldashit, Hoxha ka deklaruar se e ka kërkuar PD-ja për ta bërë President por ai nuk pranon. Kjo është gjëja më e turpshme nëse është e vërtetë nëse ai është shprehur kështu. Ai ka takuar prej disa ditësh mjaft nga themeluesit, njerëzit me reputacion të PD-së në Durrës, po nga ata ka marrë vetëm përbuzjen, urrejtjen për atë që ai i ka bërë PD-së duke përfituar miliona lekë nga fondacione dhe tashmë që ato janë ndërprerë i duhet një mandat politik. “Artan Hoxha gënjen dhe kjo tregon se kush ka qenë ai në të vërtetë dhe Sali Berisha ka bërë mirë që e hoqi si kandidat për president , madje edhe e quajti spiun. Atë e ka vlerësuar vetëm Sonila Meço , po jo demokratët e Durrësit. Ai erdhi dhe kërkoi vota, po pasi e pa se nuk i dhamë mbështetje deklaroi atë që ka ligësi dhe në karakter.”,-janë shprehur disa nga themeluesit e PD-së në Durrës për deklarimin më të fundit të tij. Artan Hoxha, i tërhequr krejt papritur nga gara për president të Republikës, ka deklaruar për emisioni “Prizëm” në AS se Partia Demokratike i ka bërë atij një ofertë serioze për të garuar si kandidat për deputet. Ai thotë se e ka refuzuar kërkesën, edhe pse ndjehet i nderuar prej saj. Hoxha i shpjegon kështu arsyet e refuzimit: “Së pari, po luftoj për të drejtën e gjithësecilit për të pasur akses tek të dhënat e veta që mbahen në arkivat e Sigurimit të Shtetit. Së dyti, më pëlqen zeja e punëtorit mediatik dhe e analistit Dhe së treti, jam i fokusuar tek suksesi i universitetit Tirana Business”.

Previous articleFrederik Tufa: PD të ndërhyjë për të ndaluar masakrën e Sigurimeve Shoqërore në Durrës
Next articleSelena Gomez thumbon Justin Bieber