Home Aktualitet Masat lehtësuese/ Rama zbulon planin e hapjes: Këto janë qytetet që do...

Masat lehtësuese/ Rama zbulon planin e hapjes: Këto janë qytetet që do të lëvizin lirisht

Kryeministri Edi Rama njoftoi se nga java tjetër do ketë relaksim të lëvizjes së lirë në disa zona në vend.

“Nga fillimi i javës tjetër, në një sërë zonash të vendit do të kemi një relaksim, krahasuar me Tiranën apo zona të tjera. Transporti nuk do të hapet mes qytetave,

Qarku i Gjirokastrës do të ketë më shumë lehtësira, po kështu edhe qarku i Dibrës. Po kështu, bashkia e Divjakës, po kështu Saranda, Konispoli, Himara, që do të kenë lëvizje me automjet edhe mes njëra-tjetrës, si dhe zonat Pogradec-Përrenjas-Librazhd.

Lëvizja fshat qytet do të jetë më e relaksuar, pensionistët të dalin në një fashë të caktuar në mëngjes, të tjerët në shtëpi. Prindërit me fëmijë, jo më shumë se 10 vjeç. Mund të dalin edhe të rinjtë, por duke eliminuar grumbullimet”, tha Rama.