Home Aktualitet Masakroi me thikë gruan në parkim, publikohet foto, ja kush është ish-bashkëshorti...

Masakroi me thikë gruan në parkim, publikohet foto, ja kush është ish-bashkëshorti i arrestuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Aachen në Gjermani, ku një 28-vjeçare me origjinë shqiptare është masakruar me thikë në një parkim.

Bild shkruan se viktima është 28-vjeçarja Jetmira Beka nga Mitrovica. Ndërkohë që autori i ngjarjes së rëndë është ish-bashkëshorti i 28-vjeçares, një 37-vjeçar po me origjinë shqiptare nga Mitrovica.

Mediat kosovare shkruajnë se identiteti i tij është Besmir Ademi, personi që shihni në foton e mësipërme.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:00 të pasdites së të shtunës, 20 maj. Autori është ndaluar nga policia dhe ndodhet në paraburgim

Në një prononcim për media, e ëma e viktimës ka thënë se ish-bashkëshorti i vajzës ishte tepër i dhunshëm dhe e rrihte me kabllo. Dhuna ishte arsyeja e ndarjes së vajzës me bashkëshortin, sipas të ëmës.

Previous articleÇekia nënshkruan marrëveshje për t’i dhënë fund varësisë nga nafta ruse
Next articlePëllumb Xhufi: Përse Gjoni, djali i Skënderbeut, shkoi në Himarë pas vdekjes së babait. Si prezantoheshin himariotët në letrat për Papën dhe mbretërit europianë