Home Kosova Masakra në Beograd, kryeministri i Kosovës shpreh ngushëllimet për viktimat dhe familjet...

Masakra në Beograd, kryeministri i Kosovës shpreh ngushëllimet për viktimat dhe familjet e tyre

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shprehur ngushëllimet për ngjarjen e rëndë ndodhur një ditë më parë në një shkollë në Serbi. Një 14-vjeçar i mori jetën 8 fëmijëve dhe një roje shkolle. Ky bilanc tragjik ka shokuar mbarë botën. Kurti, me anë të një statusi në Tëitter i ka shprehur ngushëllimet familjarëve për viktimat nga të shtënat në një shkollë në Beograd. Po kështu u uron shërim sa më të shpejtë të lënduarve.

Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të thella për viktimat e të shtënave në shkollë në Beograd dhe për familjet e tyre. Gjithashtu i uroj shërim sa më të shpejtë të lënduarve në këtë ngjarje tragjike.

Një 14-vjeçar qëlloi për vdekje me pistoletën e të atit, 8 nxënës dhe rojen e shkollës Vladisllav Ribnikar në lagjen Vraçar. 5 nxënës dhe 1 mësues mbetën të plagosur.Për këtë masakër është arrestuar i mituri që kreu masakrën dhe pak orë më vonë edhe babai dhe nëna e tij. Media serbe “Tanjug” raporton se babai i 14-vjeçarit është arrestuar me akuzën se rrezikon rëndë sigurinë publike. Së fundmi, Presidenti Vuçiç në një dlaje për mediat ka bërë të ditur mes të tjerash se është arrestuar edhe nëna e 14-vjeçarit.

Previous articleVeliaj për Metën e Berishën: Nëse vilat e tyre në Lalëz kushtojne 60 euro metri katror, Bashkia e Tiranës do ju’a blejë për Shtëpinë e Fëmijës
Next articleAstrologia Meri Gjini parashikon fituesin e BBV, zbulon hartën e finalistëve dhe ndikimin e planetëve!