Home Ekonomia Marrëveshjet kuadër, APP: Rekomandimet që duhet të mbajnë parasysh institucionet

Marrëveshjet kuadër, APP: Rekomandimet që duhet të mbajnë parasysh institucionet

Agjencia e Prokurimit Publik ka rekomanduar ndaj institucioneve që lidhin marrëveshje kuadër një sërë pikash që nisin nga momenti para blerjes së shërbimit apo mallit deri në momentin e përfundimit të kantatës.

Sipas APP, rekomandimet vijnë pas monitorimit të kontratave nga ana e institucionit dhe ngërçeve të gjetura në to.

Kështu, së pari, APP gjykon se në fazën e parë që është para nënshkrimit të një kontrate, autoritetet kontaore duhet të mbajnë në konsideratë që, edhe pse sasitë e parashikuara në marrëveshjen kuadër janë sasi orientuese dhe autoriteti mund të blejë më pak, ose më shumë, këto autoritete duhet të mirëplafinikojnë nevojat që në fillim të procedurës.

Ndërkohë gjatë zhvillimit të minikonkursit për dhënien e kontratave brenda marrëveshjeve kuadër me disa operatorë ekonomikë, ku jo të gjithë kushtet janë të përcaktuara, autoriteti kontraktor duhet të respektojë procedurën e përcaktuar në nenin 64 pika 4 të vendimit të Këshillit të Ministrave nr 285 datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” i ndryshuar.

Ndërkohë sipas APP gjatë fazës së minikonkursit autroritet duhet të mbajnë parasysh edhe parashikimet për ofertat anomalisht të ulëta.

Në rastin e marrëveshjeve kuadër, sipas rekomandimit të APP, autoritetet për të dokumentuar ftesën për ofertë të operatorit ekonomik fitues të marrëveshjes kuadër, ku të specifikojnë kërkesën për mallrat e nevojshëm dhe afatin e lëvrimit të tyre, mbi bazë të të cilit do të lidhet kontrata.

Personi përgjegjës për prokurimin duhet të dokumentojë dhe bëjë pjesë të dosjes së procedurës çdo komunikim të realizuar në formë elektronike me operatorin ekonomik kuadër të procedurës për lidhje kontrate brenda marrëveshjes kuadër.

Ndërkohë gjatë hartimit të kontratës APP rekomandon që autoritete t mbajnë parasysh që termat dhe kushtet e kontratës të hartohen sipas dokumenteve të tenderit, të tregohet kujdes për shmangien e gabimeve në përcaktimin e kushteve të kontratës dhe mospërputhjen e emërtimit, sasisë apo specifiket teknike të artikujve,

Rekomandimi vijon me pjesën e zbatimit të kontratës ku sipas APP sjell në vëmendje se me nënshkrimin e kontratës së marrëveshjes kuadër çdo institucion duhet të caktojë një person për ndjekjen e saj. Këta perona duhet të hartojnë planin e zbatimit.

Në fazën e marrjes në dorëzim duhet që të respektohen parashikimet e udhëzimit të Financave për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik.

Në përfundim të zbatimit të kontratës personat përgjegjës për ndjekjen duhet të hartojnë formularin e raportimit të zbatimit./MONITOR

Previous articlePësoi kriza zemre, pushuesi 74-vjeçar në Pogradec transportohet drejt Tiranës në gjendje të rënduar
Next articleKomisioni i Edukimit miraton pr.ligji për Akademinë e Shkencave, Gjinushit i lejohet të kandidoj për një tjetër mandat