Home Kosova Marrëveshja e Asociacionit mes Kosovës dhe Serbisë, ambasada e SHBA në Prishtinë:...

Marrëveshja e Asociacionit mes Kosovës dhe Serbisë, ambasada e SHBA në Prishtinë: Shumë shpejt në rend dite për diskutim

Ambasada amerikane në Prishtinë ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se më 31 janar do të jetë pjesë e një diskutimi për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Ne jemi duke ftuar një grup divers të liderëve të shoqërisë civile, zyrtarëve qeveritarë, liderëve politikë dhe diplomatëve, për të diskutuar këtë çështje me rëndësi”.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

Previous articleBlendi Fevziu rrëfen momentin më të vështirë: Pasi varrosa nënën, më vdiq edhe njeriu më i afërt. Shkova në emision me eskortë…
Next articleKeni problem me buzët e plasaritura gjatë dimrit? Këto metodat natyrale do t’ju shpëtojnë