Home Histori Markus Wolf numri dy i shërbimit sekret të Gjermanisë komuniste

Markus Wolf numri dy i shërbimit sekret të Gjermanisë komuniste

Nga Afrim Krasniqi

(HVA) përgjatë viteve 1952-1986, drejtues i shërbimit sekret të jashtëm, njeriu kryesor në operacione të shumta spiunimi, sabotazhi dhe skandalesh me politikanë, qeveri e shtete perëndimore, përfshirë rastin e bujshëm G.G (1974) që çoi në dorëheqjen e kancelarit gjerman W.Brandt. Më 4 nëntor 1989 në demonstratën më të madhe antikomuniste në Alexanderplatz Berlini Lindor, Wolf ishte një nga oratorët. Foto e ilustron atë dhe datën. Ai e nisi fjalimin duke u prezantuar me si ish drejtues i lartë për dekada në shërbimin sekret. Pas një heshtje të shkurtër, disa reaguan, disa e pranuan, por turma prej 1 milion qytetarësh e dëgjoi të plotë fjalën e tij. Më pas ai emigroi, u arrestua, shkroi libra dhe tashmë ka ndërruar jetë.

Duke ndjekur botimet gjermane mbi këtë periudhë 1988-1991, gjenden elementë të shumtë kritikë dhe ndjehen zhgënjime, por janë të paktë, shumë të paktë (dhe natyrisht jo studiues profesionalë) ata që mendojnë se akte të tilla si prania & fjalimi i M.W. janë provë se ndryshimi ka qenë i orkestruar dhe dirigjuar nga lart, – sistem mendimi që ne e kemi sport kombëtar në Tiranë saqë kemi arritur të shpikim dhe të riciklojmë në botime, media e studio televizive edhe diçka 100% inekzistente dhe spekulative, si platforma e Katovicës.

Dallimi? Vendet me kulturë politike, respekt e memorie historike përballen me të vërtetat dhe përgjegjësitë e dështimeve, vende me traditë të brishtë politike, histori populiste dhe me mangësi në kulturën politike preferojnë krijimin e miteve të paracaktimit të fatit dhe refuzojnë përballjen me të vërtetat dhe përgjegjësitë.

Previous article“S’do njohin kurrë një proces zgjedhor me vota të vjedhura”, çfarë po paralajmëron Berisha? Kreu i PD: Edi Rama nuk ikën me votë, ka vetëm një përgjigje
Next articleDimensioni Shpirtëror