Home Politike Margariti: Në Ministrinë e Kulturës priten e përcillen me respekt të gjithë...

Margariti: Në Ministrinë e Kulturës priten e përcillen me respekt të gjithë ata që dinë të trokasin

Vjen reagimi i parë nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti ndaj një grupi aktorësh, të cilët u paraqitën sot pranë këtij institucion, por nuk iu hap dera.

Margariti dënon gjuhën e përdorur nga aktorët, të cilët pasi nuk u lejuan të futeshin për të dorëzuar një kërkesë për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për teatrin, iu drejtuan ministres me fjalët: “B*tha është e jotja Elva, karrigia nuk është e jotja, mos e harro këtë, do çohesh nga ajo karrige”.

Reagimi i plotë

Keqardhje për gjuhën dhe sjelljen e përfaqësuesve të një grupi, që u paraqit sot te dera e Ministrisë pa asnjë kërkesë për takim.

Në Ministrinë e Kulturës priten e përcillen me respekt të gjithë ata që dinë të trokasin, duke respektuar institucionin, qoftë kur kanë ide e projekte për të diskutuar, qoftë kur kanë ankesa apo kritika për të adresuar.

Nuk ndodh që t’i mbyllet dera askujt, sepse respekti i ndërsjellë është zanafilla e detyrës institucionale dhe qytetare.

Sa për Teatrin Kombëtar, tanimë ka një vendim shumë të qartë të Gjykatës Kushtetuese, dhe ai vendim është vetëm për t’u zbatuar nga institucionet dhe per t’u respektuar nga të gjithë.

Pa përjashtim!